11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Enver Hoti: Situata mund të tensionohet me 1 shtator

Deputeti Enver Hoti (Nisma për Kosovën) thotë se nuk përjashtohet mundësia se çështja e Demarkacionit mund të ndodhë që ta tensionojë edhe më tepër situatën edhe më tej, kur të hidhet në votim në seancën e 1 shtatorit.

Deputeti Hoti thotë se, ndonëse nuk ka një marrëveshje paraprake dhe pavarësisht disa dallimeve në mes të opozitës, protesta është një tregues se situata do të mund të bëhet me tensione të mëdha. Sipas opozitarit Hoti, edhe tensionimi i ri i situatës është një tregues se politikanët e Kosovës janë shumë të papërgjegjshëm për të arritur konsensus kombëtar për çështje të mëdha, kur është në pyetje fati i kombit.

Opozitari Hoti, por edhe shumë analistë të politikës, vlerësojnë se e vetmja shpresë për të ardhmen e Kosovën është një klasë e re politike, e cila, sipas tyre, që në themelet e saja do ta ketë prioritet ndërtimin e një demokracie të shëndoshë, një shtet funksional e ligjor, me depolitizim të bordeve, prokurorive e gjykatave dhe punësim me meritokraci e jo në baza partiake.

Më Shumë

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Vdes në QKUK personi që u aksidentua javën e kaluar në Prizren

Ka vdekur në QKUK personi i cili u aksidentua gjashtë ditë më herët në Prizren. Policia ka bërë të ditur se viktima ishte duke u...

Lajmet e Fundit