13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Këto janë tri superveturat që iu sekuestruan Burdushit

Prokuroria e Prizrenit i ka sekuestruar mjekut popullor, Hysri Peqanit-Burdushit pasuri në vlerë prej 400 mijë eurosh.

Këtë e ka konfirmuar prokurori Petrit Kryeziu.

Sipas prokurorisë, ngrirja e përkohshme e aseteve dhe sekuestrimi është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të pandehurit Hysni Pecani.

Indeksonline ka siguruar fotografitë e tri veturave të sekuestruara dje të cilat ishin në pronësi të Burdushit.

Bëhet fjalë për tri vetura super-luksoze të cilat kanë çmime të larta në treg. Një xhip Land Ranger Rover, një Renault Megane RFB dhe një Audi A7 janë në mesin e veturave të sekuestruara nga Prokuroria e Prizrenit.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë dhe lënda është në gjykim, gjersa Burdushi mbetet në paraburgim./

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/keto-jane-tri-superveturat-qe-iu-sekuestruan-burdushit-604879/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Lajmet e Fundit