11.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Limaj për ftesat nga Gjykata Speciale: Asgjë s’keni parë, çka keni për të parë

Kreu i Nismas Socialdemokrate, dikur komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, i njohur me nofkën “Çeliku”, ka folur rreth ftesave të Gjykatës Speciale.

Limaj tha se Kosova është tronditur atë ditë kur u votua Gjykata dhe tani të gjithë do i shohin pasojat.

”Kosova është tronditur atë ditë kur është votuar Gjykata Speciale. Ata që se kanë ditë e kanë kuptuar sot”.

”Nuk ka vend në botë, çka është duke ndodhur me ne”.

”Me u djeg krimi mbi baza etnike! – krimi është krim nuk njeh bazë etnike dhe me shku me ndjek një grupacion veç një etnitet e jo tjetrin, ky është racizëm – është e padrejtë”, ka thënë ai në Klan Kosova.

”Ne e kemi kundërshtuar por fatkeqësisht deputetët e këtij Parlamenti e kanë votuar. Mirë është me i pyet ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale – Si po ndihen?”.

Limaj paralajmëroi se nuk do të jenë vetëm këto ftesa ndaj liderëve për intervistim, pasi shtoi se para Speciales do të jetë secili pjesëtar i UÇK-së.

”Kjo asgjë s’është. Kurrgjë s’keni parë – çka keni për të parë. Akuzat, gjykimet, dënimet e mundshme – për çka është krijuar Gjykata? -kush ka qenë pjesëtar i UÇK-së, krejt kanë me i thirrë”.

”Çdo pjesëtar i UÇK-së ka mundësi me u thirrë, kur t’do Gjykata Speciale”.

”Kjo nuk është spektakël, është mjerim, pasojat i shohim më vonë”.

Më Shumë

Ylli në finale

Pas një ndeshje shumë interesante dhe drame në fund, Golden Eagle Ylli ka mundur Pejën me rezultat 84:88 (21:21, 25:24, 18:21, 20:22), për tu...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku në disa zona pritet të ketë edhe shi. “Për të martën...

Lajmet e Fundit