17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Manifestime për 17 vjetorin e Epopesë së UÇK-së

FSK-marrshQeveria e Republikës së Kosovës, më 5, 6 dhe 7 Mars, organizon manifestimin gjithë-popullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me rastin e 17 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, Qeveria e Republikës së Kosovës, më 5, 6 dhe 7 Mars, organizon manifestimin gjithë-popullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari.

Në këtë ceremoni para të pranishmeve do të mbajnë fjalime; Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës zoti Isa Mustafa, Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati dhe përfaqësuesi i familjes Jashari.

Në ceremoni do të jenë të pranishëm drejtues të institucioneve më të larta shtetërore, diplomatë, atashe ushtarak, përfaqësues të komunave, të ftuar të tjerë dhe qytetarë të Kosovës.

Më Shumë

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se shuma totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që tash e disa muaj po pritet për ratifikim...

Kujtimet poetike të Fahri Musliut

Gazetari Fahri Musliu ka publikuar në rrjetin social Facebook disa poezi të cilat i  ka shkruar në  fund të vitit  ’70-të . “Poezitë janë të...

Lajmet e Fundit