17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Nait Hasani fillon punën e re si ambasador në Tiranë

Ish-deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka filluar që nga dje detyrën e tij të re në Tiranë, si ambasador i Kosovës.

Hasani ishte propozuar për këtë post pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, kur dhe vendi po shkonte drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Propozimi për Hasanin ishte bërë më 19 gusht të këtij viti, ndërsa intervisitimi i tij ishte bërë dy ditë më pas.

Vetëm tri ditë pas propozimit që Hasani të bëhet ambasador i Kosovës në Tiranë, në seancë të jashtëzakonshme Kuvendi i Kosovës u shpërnda duke çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Me konsideratën më të lartë për punën tuaj dhe komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, pas pajtimit me Kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe marrjes së pëlqimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ju dërgoj në besim emrin e kandidatit Z. Nait Hasani, me qëllim të vijimit të procedurave për emërimin e tij në pozitën e Shefit të Misionit/Ambasadorit në Republikën e Shqipërisë”, thuhej në letrën e propozuar për Hasanin ambasador.

Në ndërkohë, Hasani përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se dita e djeshme ka qenë dita e parë e tij si ambasador në Tiranë.

“Dita e parë, sot në Tiranë si Ambasador i Kosovës në Shqipëri, pranë shtatores së Adem Jasharit”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Hasani ishte kishte pasur momente qesharake në legjislaturën e kaluar të Kuvendit të Kosovës. Në përpjeke për t’i mbrojtur kolegët e tij për të shtëna me armë në një ndejë, ai kishte thënë se me armë gjuhet edhe për t’i larguar shpirtrat.

Më Shumë

62 aksidente trafiku brenda 24 orëve dhe 1852 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëve kanë ndodhur 62 aksidente trafiku. 18 prej tyre janë më të lënduar, ndërsa 44 të tjerë me...

SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj

  Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 maj do të ketë protestë të punëtorëve të arsimit. Në njoftimin...

Lajmet e Fundit