18.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Nisen për skijim në Dragash, turistët zhgënjehen keq

E diela që sapo kaloi ka qenë një ditë e bukur, me shumë borë dhe pamje të mrekullueshme në bjeshkët e fshatit Brod.

Por, për rreth 100 skitarë nga e gjithë Kosova nga një ditë me shumë shpresa u kthye në një ditë dëshpëruese.

Gjithë ky zhgënjim i tyre siç transmeton Opoja Sot, filloi me të mbërritur në hyrje të Brodit, ku rrugët ishin plotë me borë dhe vështirë të kalueshme për autobusët.

Pasi këta skitarë kishin arritur në hotel, kishin kuptuar se atje mungon edhe furnizimi me rrymë, çka ju pamundësonte përdorimin e ski liftit.

Personeli i hotelit u kishte ndihmuar skitarët me mjetet e tyre që të shijojnë sadopak motin e përshtatshëm dhe borën, që rrugëtimi i tyre të mos u shkoj huq.

Komuna e Dragashit mbetet mjaft e pëlqyer si për skitarët ashtu edhe për bjeshkatarët, për shkak të terrenit të përshtatshëm gjeografik. /Opoja Sot

Më Shumë

Ndodh përsëri: Blero ndahet nga e dashura e tij

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka konfirmuar ndarjen nga e dashura e tij e fundit. Lajmi është konfirmuar “Prive”, ku në një kronikë të javës...

Ndërprerje në furnizimin e ujit në Prizren dhe Malishevë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar konsumatorët se sot me datën 26.04.2024 prej orës 10:20 për shkak të defektit të...

Lajmet e Fundit