6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

OSBE: Institucionet të garantojnë liri të shprehjes dhe të medieve

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Jean-Claude Schlumberger, thotë se mediat e papenguara dhe profesionale janë qenësore për zhvillim demokratik të Kosovës.

Në një komunikatë dërguar medieve Schlumberger me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, u bënë thirrje institucioneve që të garantojnë liri të shprehjes dhe liri të mediave, si dhe të sigurojnë një ambient më të sigurt pune për gazetarët që të informojnë publikun me kohë dhe në mënyrë objektive.

“Përkundër përparimit në adresimin e disa rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve, mediat vazhdojnë të jenë subjekt i ndikimit politik dhe ekonomik, përderisa vazhdon frikësimi dhe kërcënimi ndaj gazetarëve, gjë që edhe më shumë minon lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave në Kosovë. Fatkeqësisht, numri i sulmeve, kërcënimeve dhe fushatave denigruese ndaj gazetarëve vazhdon të jetë i madh, me 24 raste të tilla vetëm në vitin 2014, dhe deri në dhjetë raste deri në prill 2015”, citohet të ketë thënë Schlumberger.

Në komunikatën dërguar medieve thuhet se Schlumberger dënon fuqishëm sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve, si dhe çdo lloj ndikimi ndaj mediave të pavarura.

“Gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë të lirë dhe të sigurt, pa ndikime”, thuhet në komunikatë.

Ambasadori Schlumberger përgëzoi Kuvendin e Kosovës për shqyrtimin e performancës dhe financave të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

“Transparenca financiare dhe zgjidhja afatgjate e çështjes së financimit është me rëndësi të madhe për pavarësinë editoriale të transmetuesit publik, dhe i bëj thirrje Kuvendit të Kosovës të vazhdoj të punoj së afërmi me të gjithë hisedarët e RTK-së për të siguruar se RTK-ja punon në mënyrë të pavarur dhe në interes të publikut”, thuhet më tutje në komunikatë.

Ai përgëzoi edhe Komisionin e Pavarur për Media për punën në finalizimin dhe dorëzimin e Strategjisë për kalim në transmetim digjital tokësor te institucionet e Kosovës, si dhe Këshillin e Mediave të Shkruara për ruajtjen e parimeve të gazetarisë profesionale dhe etikës për mediat e shkruara dhe ato online, si dhe për promovim të zhvillimit të mëtutjeshëm të gazetarisë hulumtuese.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Ndihmon në mbrojtjen e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes dhe përkrah zhvillimin e mediave.

Më Shumë

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Lajmet e Fundit