8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

PDK-ja në Prizren, godet Zafirin dhe “Eqën”

PDK-dega PrizrenPartia Demokratike e Kosovës(PDK), ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të BD-së, Zafir Berishës dhe atij të LDK-së, Eqrem Kryeziut. Sipas këtij subjekti politik, Berisha dhe Kryeziu po merren me shpifje.

“Hashim Thaçit dhe strukturave të PDK-së më shumë se çdo kujt tjtetër u takon të flasin për dëshmorët dhe heronjët e Kosovës, sepse në mënyrë institucionale janë përkushtuar që t’i përkrahin të gjitha kategoritë e luftës, e në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë t’i nënçmojnë këto vlera, këto kategori të luftës, që janë gurthemel i pavarësisë dhe i shtetndërtimit të Kosovës. Andaj, çdo deklaratë ofenduese e të gjithë atyre rrugaçëve, siç është Zafir Berisha, manipuluesi kryesor i gjakut dhe sakrificës së dëshmorëve, i cili nuk është asgjë tjetër veç se një dezertor i luftës në ditët kur në rrethana ende të paqarta u vranë njerëzit që i prinë luftës në Prizren dhe rrethinë”.

“Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren fjalorin e Zafir Berishës, e konsideron një fjalor të një analfabeti të llojit të vet, dhe nuk e sheh ndryshe veç se një fjalor rrugaçërie përmes të cilit tenton që të njollosë figurat emblematike të PDK-së në nivel qendror dhe atë lokal të PDK-së, siç është Hashim Thaçi dhe Ramadan Muja”.

“Zafir Berishës, duhet t’i kujtohen momentet e luftës, kur ushtarët e UÇK-së frikësoheshin nga xhaxhai i tij, bashkëpunëtor i UDB-së, ndërsa pas luftës qytetarët e Komunës së Prizrenit frikësoheshin nga egoja banditeske e Zafir Berishës me bandat e tij”.

“Qytetarët e Komunës së Prizrenit, në veçanti demokratët e Komunës së Prizrenit kanë nisë ta kuptojnë qartë dhe drejt vizionin e PDK-së vetëm pas përjashitmit të tij nga radhët e PDK-së. Çlirimi i PDK-së nga virusi “Berisha”, ka ndikuar që qyteti të frymojë lirshëm dhe të çlirohet nga reketizmi dhe shantazhi i formave të ndryshme i rrugaçit analfabet Zafir Berisha”

“Fjalori rrugaqëror i Zafir Berishës përputhet plotësisht me fjalorin injorues të hajgarexhiut Eqrem Kryeziu, i cili po dëshmohet se me përrallat e odave, po përpiqet t’i hedh hi syve qytetarëve të Komunës së Prizrenit, të cilët të ndikuar nga interesat personale lidhën koalicion, me qëllim që ta dëmtojnë të ardhmen e qytetit të Prizrenit dhe të kthehet pasiguria dhe dallaveret në këtë qytet”.

“Fjalori i të dy nënshkruesve të të ashtuquajturve liderë, kurrë nuk do të ngadhënjejë dhe nuk do të përkrahet nga qytetarët e Komunës së Prizrenit, sepse ata dje ishin përqarës të popullit. Dje Zafir Berisha ishte reketash në Prizren , duke mbledhur miliona euro, që ka mbledhur të holla me dhunë për t’u pasuruar ai dhe familja e tij. Ndërsa Eqrem Kryeziu ia futi flakën ndërtesës së komunës për t’i fshehur gjurmët e matrapasllëqeve me njerëzit e tij. Pra këta të quajtur liderë, po tentojnë që edhe sot, ta mashtrojnë popullin, duke i fyer të tjerët, dhe duke sajuar akuza për rastet kur dihet botërisht se nuk ka shkelje, por i’u është dhënë përkrahje investimeve të huaja. Këto shpifje po ndodhin, vetëm e vetëm që të arrijnë në pushtet për ta shtuar pasurinë e tyre, për ta rritur numrin e vilave, shtëpive dhe hoteleve në kurriz të popullit.
Prandaj, me 1 dhjetor qytetarët e Prizrenit, do të marrin vendim të drejt dhe do të votojnë për Prizrenin Eurpian, për Prof. Dr. Ramadan Mujën dhe do t’i dënojnë ata që po përpiqen që me anë të mashtrimeve dhe shpifjeve të vinë në pushtet për ta vazhduar realizimin e përfitimeve personale të tyre”, thuhet në komunikatë të PDK-së./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Ballkani në finale të Kupës

Skuadra e Ballkanit luajti baras me Suharekën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës (2-2), por e ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe...

Reja, afër të emërohet trajner i skuadrës në Seria A

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udineses deri në përfundim të këtij sezoni. Mediet...

Lajmet e Fundit