11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Prizren: Dashuria nën dry

Edhe pse jemi në mesin e janarit, qyteti buzë Lumëbardhit duket sikur është në vjeshtë. Qyteti historik ka mbi 27 ura, me material të fortë, pa numëruar ato të konstruksioneve të hekurta të ndërtuara rishtas. Këto ura secila në vete kanë nga një histori. Shënimet e një studiuesi të vjetër, H. Kalleshi, flasin se në shekullin XVII mbi Lumëbardhë kishte 9 ura, por nuk dihet vendi i tyre, sepse atëbotë Lumëbardhi kishte tjetër rrjedhë dhe kalonte pranë secilës shtëpi në formë jazi. Secila nga këto ura ka nga një histori më vete. Njëra ndër karakteristikat është se ky qytet dikur ishte kasaba, siç ishin edhe Shkupi e Vushtrria. Tani së fundi edhe Ura e Lanetit, Ura e kaltër, u shndërrua me idenë e një aktiviste të shoqërisë civile, Doruntina Ukimeri, në një urë dashurie. Ura e Lanetit, që thuhet se ajo ishte ura që më së shpeshti rrëzohej dhe merrte formën e Urës së Rozafës.

Image

Fejesa me plot kundërshtime

Simbolika e urave ka kuptimin e bashkimit të dy brigjeve. Profesor Mejdi Elezi, historian, shpjegon se “Ura e Suzi Çelebiut” pa dyshim është në mesin e projekteve të lashta të urave dhe konsiderohet si kryevepër. Në Prizren tanimë shumë të rinj ia mësyjnë urës së vetme të dashurisë në Prizren. Kjo urë dallohet si e tillë në gjithë Kosovën. Këtu të rinjtë, pas miratimit të dashurive, vendosin të vijnë që atë dashuri ta mbyllin përgjithmonë bashkë. Të enjten e këtij mes janari takuam të rinjtë nga Peja e nga Prishtina, që kishin ardhur për të vendosur drynin e dashurisë. Ata me këtë rast përdorin një lutje të përbashkët: Si ky dry që mbyllet e nuk hapet, ashtu e përbashkojmë dashurinë tonë”. Pastaj, mbyllim drynin dhe çelësin e drynit e hedhin larg në Lumbardhë, që ta marrë uji e që jeta e këtyre të jetë e rrjedhshme. Çifti Albana Gashi dhe Agim Berisha, të ardhur në Peja, u shprehën për gazetën “Kosova Sot” se erdhën në këtë vend pasi u fejuan. “Erdhëm këtu sepse kemi dëgjuar se nëse vendosim një dry, ky dry do të mbyllë mundësitë që dikush të bëjë edhe sehir. Prandaj, erdhëm këtu sepse fejesa jonë ishte me mjaft kundërshtime”, u shpreh Albana Gashi për gazetën “Kosova Sot”.

“Duam që dashuria jonë të ketë rrjedhshmëri si ky ujë”

Të rinjtë nga Prishtina, Altin Zejnullahu dhe e dashura e tij që deshi të jap vetëm inicialet A. D. janë të dashuruar, por ende të fejuar. “Po e vendosim këtë dry këtu duke shpresuar se dashuria jonë do të rrjedhë si ky ujë nën këtë urë. Jemi shumë të dashuruar dhe duam që dashuria jonë të ketë rrjedhshmëri si ky ujë”, është shprehur për gazetën “Kosova Sot” Altin Zejnullahu. Kjo urë tashmë është bërë edhe një pikë e rëndësishme për të gjithë vizitorët. Por, në Drejtorinë e Turizmit, drejtori aktual, Haxhi Seferqaj, tregon se kësaj ure tashmë i duhet një ciceron që të shpjegojë edhe për historikun që kishte dikur dhe tani pse këtu vendosen drynat. Prizreni, me të gjithë këto veçanti, domosdo se po bëhet një qytet i dashur dhe i këndshëm, thonë shumë vizitorë. Sabrije Doda, nga Tirana, tregon se diçka të këtillë ka parë në Gjermani e Francë, prandaj kjo e ka fascinuar duke thënë se nuk e di pse diçka të tillë nuk ka edhe Shqipëria.

(Kosova Sot)

Më Shumë

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Lajmet e Fundit