16.8 C
Prizren
E enjte, 9 Maj, 2024

PS i UPZ-së ultimatum rektorit Vataj: Të suspendohen të gjithë zyrtarët e dyshuar për vepra penale

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prizrenit, përmes një reagimi e ka quajtur skandaloz vendimin e ministrit të Arsimit për shkarkimin e Bekim Gashit nga pozita e anëtarit të KD. Ky vendim i ministrit, sipas PS i UPZ-së, bazohet në një raport të porositur, tendencioz e skandaloz të Inspektoratit të inskenuar nga Rexhep Osmani dhe nga njerëz shkelës të ligjit dhe me aktakuza brenda UPZ-së.

PS i UPZ-së kërkojnë nga rektori Ramë Vataj dhe i japin ultimatum që brenda kësaj jave të suspendojë të gjithë zyrtarët e Universitetit të Prizrenit që janë me precedentë penal dhe ndaj të cilëve zhvillohet procedurë penale për shpërdorim të detyrës zyrtare ose në të kundërt do të iniciojnë shkarkimin e rektorit Vataj.

“Arsyeja pse Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren lëshon këtë komunikatë për shtyp qëndron në një vendim të ngutshëm, të pa bazuar, qëllim keq dhe për më tepër skandaloz i marr nga Ministri i Arsimit, për shkarkimin nga Këshilli Drejtues të Dr. Sc. Bekim Gashit, anëtarin më punëtor që ka ky organ dhe ky universitet”, thuhet në reagimin e Parlamentit Studentor të UPZ-së, raporton PrizrenPress.

“Ky vendim i ministrit bazohet në një raport të porositur, tendencioz e skandaloz të Inspektoratit të inskenuar nga Rexhep Osmani dhe nga njerëz shkelës të ligjit dhe me Aktakuza brenda UPZ, Ministri ka marr vendim për shkarkimin nga anëtari i KD-së të Dr. Sc. Bekim Gashi gjoja se paska bërë shkelje që punon në këtë universitet si mësimdhënës i angazhuar, edhe pse në shumicën e universiteteve publike anëtarët e KD punojnë si mësimdhënës me angazhim”.

“Ministri Bajrami është i përfshirë në shumë skandale të dhënies së projekteve madhore me konflikt interesi sepse Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) e ka fituar projektin për përpilimin e planit strategjik për arsim, kompani kjo në të cilën punon djali i tij, Kushtrim Bajrami”.

“Me këtë qasje ndaj UPZ duke dëgjuar njerëz të krimit Ministri I Arsimit ka dëshmuar se nuk I intereson fare zhvillimi I UPZ-së por kënaqja e apetiteve të kriminelëve që kanë plane për shkatërrimin e UPZ-së”.

“Gjithashtu kërkojmë nga Retori Vataj dhe i japim ultimatum që brenda kësaj jave të suspendoj të gjithë zyrtarët e UPZ që janë me precedentë penal dhe ndaj të cilëve zhvillohet procedurë penale për shpërdorim të detyrës zyrtare ose në të kundërt do të iniciojmë shkarkimin e rektorit Vataj”

“Bekim Gashi me punën e tij ka bërë që Këshilli Drejtues i UPZ të jetë në kulmin e punës. Gjatë kohës sa ka qenë duke u drejtuar nga Gashi KD është treguar shumë i suksesshëm duke nxjerrë një sërë rregulloresh dhe duke ndikua në uljen e e shpenzimeve të pa nevojshme. Parlamenti Studentor është i shqetësuar se Ministri i MASHT ka ra pre e ndikimeve dhe lojërave të parapolitikës që kanë për planë ta marrin në duar UPZ-në dhe në këtë mënyrë ta shkatërrojnë atë”.

“Parlamenti Studentor i UPZ-së kërkon nga Ministri që urgjentisht të rishqyrtohet dhe të tërhiqet vendimi për shkarkimin e Gashit në të kundërtën ne studentët nuk do të rrijmë të qetë dhe do të pa mundësojmë zhvillimet në këtë universitet”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vdiq infermieri dhe veterani i UÇK-së, Skender Sokol Hoti nga Rahoveci

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se, pas një sëmundjeje të rëndë, është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së, Skender Sokol Hoti nga...

Robin Krasniqi i çeliktë ndaj Jorge Silvas

Robin Krasniqi ka shënuar fitore ndaj boksierit portugez Jorge Silva, në kategorinë gjysmë të rëndë. Krasniqi triumfoi ndaj Silvas, me vendim të gjyqtarëve. Ai ishte më...

Lajmet e Fundit