Një muaj arrest shtëpiak për profesorin Gashi nga Rahoveci

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Gjakovës vendosi që ndaj të pandehurit Azbi Gashi nga fshati Bellacërkë i Rahovecit të caktohet masa e arrestit shtëpiak për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm.

I dyshuari akuzohet edhe për veprën penale – mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“I pandehuri do të mbahet në arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 24.05.2015 dhe do të zgjasë deri më datën 24.06.2015”, thuhet në aktvendimin e kësaj Gjykate.

Gjyqtari i procedurës paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës për caktimin e masës së arrestit shtëpiak.

Azbi Gashi dyshohet se pas një zënke më një nxënës të Shkollës Profesionale “Selajdin Mullaabazi-Mici” në Rahovec ka shtënë me armë zjarri.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të oborrit të shkollës.

KALLXO.com ka raportuar menjëherë për këtë incident.

Po ashtu, më vonë u kuptua se i njëjti është edhe këshilltar në Kuvendin Komunal të Rahovecit. /Kallxo.com/

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Tetë vjet pa Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit të Kosovës

Sot bëhen tetë vjet nga ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit, figurës më të shquar të futbollit kosovar dhe njërit prej sportistëve më të...

Lajmet e Fundit