8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Rahoveci rrënon objektet e vjetra që rrezikojnë qytetarët

Përmes projektit rrënimi i objekteve pa leje si dhe objekteve të vjetra, në përkujdesjen e drejtorisë së Inspeksionit  të komunës së Rahovecit, ka nisur rrënimi i këtyre objekteve të cilët nga zyrtarët komunal, janë vlerësuar si objekte që paraqesin rrezik për qytetarë.

Ecurinë e projektit nga afër e kanë parë sot, kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi dhe drejtori i Inspeksionit, Besnik Hoti.

Ky i fundit është shprehur se fillimi i rrënimit të objekteve të vjetra të cilat paraqesin rrezik për qytetarë ka ardhur si rezultat i vlerësimit të bërë nga zyrtarët komunal

Kjo komunë njofton se është rrënuar objekti i vjetër i shkollës“ Mustafë Ibishi”  në fshatin Kramovik, objekti i vjetër i shkollës së mesme dhe ai i stacionit të policisë në fshatin Ratkoc.

Hoti thotë se në ditët në vazhdim do të rrënohen objektet të tjera, që përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve dhe objekteve që paraqesin pengesë për zhvillimin infrastrukturor e urban në këtë komunë

Më Shumë

34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata

Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata. Ai është njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes...

Dramë në kryeqytet, triumfon Trepça

Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale 2:0. Për...

Lajmet e Fundit