4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Rektori Vataj monitoron zgjedhjet studentore në UPZ

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, Sekretari i Përgjithshëm z. Burim Berisha, njëherësh kryetar i KQZ-së, të shoqëruar nga bashkëpunëtorët të enjten kanë bërë monitorimin e mbarëvajtjes së procesit të zgjedhjeve për Këshilla studentore të fakulteteve dhe për Parlamentin studentor.

Rektori Vataj është siguruar se procesi po zhvillohet pa probleme. Ai ka kërkuar nga ana e anëtarëve të këshillave zgjedhore nëpër fakultet që të kujdesën që procesi zgjedhor të përmbyllet komfor rregullave përkatëse.

Rektori Vataj njëkohësisht u ka bërë thirrje të gjithë studentëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës dhe të zgjedhin më të mirët në mesin e tyre që do t’i përfaqësojnë për dy vitet e ardhshme. Vendvotimet mbeten të hapura deri në orën 18:00.

Më Shumë

Lajmet e Fundit