11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Shaban Osmanollaj, emërohet zyrtar për informim i policisë në Prizren

Togeri Shaban Osmanollaj është emëruar shef i Zyrës për Informim dhe marrëdhënie me publikun në policin e regjionit të Prizrenit.

Emërimi i tij, është bërë pas ndryshimeve të pozitave që kanë ndodhur kohën e fundit brenda Policisë së Kosovës.
Osmanollaj ka qenë komandat i Vijës së Gjelbër në pikën kufitare të Vërmicës.

“Nga sot jam emëruar shef i Zyrës për Informim dhe marrëdhënie me publikun në policin e regjionit të Prizrenit ”, ka konfirmuar Osmanollaj për “PrizrenPress”.

Ai, premton se do të jetë transparent dhe bashkëpunëtor më mediat.

Osmanollaj ka të përfunduar studimet Master në Fakultetin Juridikut të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Sa ka qenë komandat i Vijës së Gjelbër në pikën kufitare të Vërmicës, Osmanollaj në bashkëpunim me Ambasadën amerikane, ka ndjekur trajnime në disa shtete të Evropës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vjedhje në Suharekë

Një shtëpi  në Suharekë  është vjedhur  nga persona të pa njohur të cilët morën paratë e gatshme dhe stolin e ari, me vlerë të...

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Lajmet e Fundit