8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Shaqir Totaj, kryetar i ri i PDK-së në Prizren

Dega e PDK-së në Prizren, është duke e mbajtur sot Konventën e saj Zgjedhore. Delegatët pasi të kanë votuar Këshillin Drejtues, ata pritet të votojnë për kryetarin e ri të degës së së këtij subjekti politik, raporton TV Prizreni.

Me shumicë votash, kryetar i ri i degës pritet të votohet, Shaqir Totaj, i cili nuk ka kundërkandidat tjetër për postin e të parit të kësaj partie, kryetar i së ciles deri më tani ka qenë, Minir Krasniqi.

Ndryshe, kandidaturën për kryetar e ka tërhequr, Nijazi Kryeziu, ndërsa, Nait Hasanit, i është refuzuar kandidatura, pasi që paraqitja e kandidaturës ka qenë e hapur deri ditën e premte./tvprizreni.info/

Më Shumë

Lajmet e Fundit