3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

SHBA: Të gatshëm të godasim raketat ruse

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të kapin dhe të rrëzojnë raketat ruse, me rreze të mesme veprimi, të vendosura në kundërshtim me traktatin e INF që mund të prekin vendet e NATO-s në Europë ose Alaskën në Amerikë, theksoi ambasadorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchison.

“Jemi përpjekur për t’i dërguar një mesazh në Rusisë për kaq shumë vite dhe ne kemi dijeni për shkeljet e traktateve nga ana e Rusisë, por ata tani po ndërtojnë një raketë balistike me reze të mesme, e ndaluar nga traktatet”, theksoi ambasadorja. ”SHBA është drejt tërheqjes nga kjo marrëveshje me Rusinë”, deklaroi të shtunën për gazetarët presidenti amerikan, Donald Trump.

Traktati INF është arritur në vitin 1987 mes SHBA-së dhe ish-Bashkimit Sovjetik, trashëguese juridike e të cilit është Rusia. Marrëveshjen e nënshkruan ish-presidenti amerikan, Ronald Regan dhe lideri i fundit sovjetik, Mihail Gorbaçov.Me të parashikohet ndalesa për prodhimin, testimin dhe sistemimin e raketave bërthamore dhe konvencionale me rreze veprimi prej 500-1 500 kilometra që lëshohen nga toka.

Më Shumë

Reshjet e borës e bëjnë me “bardhësi” Prevallën (VIDEO)

Pas reshjeve të shpeshta të shiut që kanë rënë këto ditë, kanë nisur edhe ato të borës. Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar video nga Prevalla...

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2038 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit