8.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Shumë shqiptarë të masakruar në zonën e Rahovecit, askush i dënuar

Në njërën anë të një pllake përkujtimore janë emrat e të vrarëve. E në anën tjetër janë vendosur emrat e të zhdukurve.

Bile të zhdukurit janë plagë edhe më e thellë për banorët e Krushës së Vogël.

Në memoriet e njerëzve por edhe rrugëve te kësaj ane është ende e freskët maltretimi dhe vrasjet e civilëve shqiptare të bërë nga paramilitarët serb.

E banorët këtu thonë se e din kush i kreu krimet mbi ta.

Këtë e tregon edhe Shpresa Shehu, e cila pa fqinjët e saj serb teksa jepnin urdhra të vriteshin të afërmit e saj.

Shehu që tani është edhe përfaqësuese e banorëve te Krushës së Vogël, ka bërë thirrje që emrat qe i përmendi të dënohen nga drejtësia.

E vrasje u kryen edhe në Krushën e Rahovecit.

Madje për serbët që dyshohet se bënë krime makabre ndaj popullsisë civile, dikush ishte edhe dëshmitar në Gjykatën e Prizrenit.

Në kujtesën e Milazim Durakut janë ende sekuencat kur fqinjët e tij serb kishin filluar të largonin shqiptarët nga fshati .

Ndërkohë, drejtësia kosovare ende nuk dënuar askënd për këto krime.

Nga të gjithë të përmendurit nga banorët e Krushës është duke u gjykuar vetëm Darko Tashiq.

Në këtë territor të Kosovës me datë 25,26 mars të 1999, pas bombardimeve te NATO-s u bë krimi makabër ndaj popullsisë civile shqiptare

Më Shumë

Takim i hapur me qytetarët dhe shoqërinë civile: Organizimi dhe punët e Gjykatës Themelore në Prizren

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, në bashkëpunim me organizatën CLARD, dhe partneritet me IKD-në, më datën 18 mars 2024 (e hënë...

Brahim Diaz vendos të përfaqësojë Marokun

Sulmuesi i Real Madrid-it, Brahim Diaz, ka vendosur të ndryshojë kombëtaren nga Spanja te Maroku, sipas raporteve të shumta. 24-vjeçari, i cili ka lindur në...

Lajmet e Fundit