6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Thaçi: Fjalimi i Jahjagës ishte i sinqertë

thaci jahjagaZëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, e ka vlerësuar pozitivisht fjalimin vjetor të presidentes Atifete Jahjaga.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se Jahjaga ka mbajtur një fjalim të sinqertë dhe real.

“Dje presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mbajti para Kuvendit të Kosovës, një fjalim frymëzues, me mesazhe të qarta, të cilin unë e mirëprita me kënaqësi dhe vlerësim të veçantë. Në fjalën e saj ajo paraqiti në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë shqetësimet më të mprehta të shoqërisë sonë, domosdoshmërinë për vazhdimin e reformave dhe nismave konkrete për t’i adresuar nevojat e vendit si dhe përgjegjësinë e madhe që rëndon mbi supet e klasës sonë politike për shkaktimin e ngërçit politik”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka thënë se presidentja Jahjaga gjatë bllokadës politike ka luajtur rol dinjitoz në kapërcimin e kësaj bllokade.

“Përfitoj nga ky rast ta shpreh mirënjohjen ndaj presidentes Jahjaga jo vetëm për këtë fjalim të vlefshëm, por edhe për rolin dinjitoz që ajo ka luajtur në kapërcimin me sukses të krizës politike pas zgjedhjeve, duke hapur rrugën e dialogut ndërpartiak dhe duke garantuar respektimin e kushtetutshmërisë dhe procedurave demokratike të shtetit tonë”, është shprehur Thaçi.

Më Shumë

Reja, afër të emërohet trajner i skuadrës në Seria A

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udineses deri në përfundim të këtij sezoni. Mediet...

Promovohet libri “Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin”

Libri " Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin" i autorit Salajdin Krasniqi u promovua mbrëmë në Prizren . Libri është vlerësuar lartë. Redaktori Dr. Nexhat Çoçaj tha se...

Lajmet e Fundit