3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Thaçi: Koalicioni PDK-LDK u arrit pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka lënë të kuptohet se të dy qeveritë që janë udhëhequr prej tij janë krijuar me ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa vetëm kjo e fundit, ku ai ia la postin e kreut të Qeverisë Isa Mustafës, është krijuar pa ndërhyrje të tillë.

Në një intervistë dhënë gazetës kroate “Veçernji list”, gjatë vizitës së tij në Zagreb, këtë javë, Thaçi ka thënë se marrëveshja për bashkëqeverisje PDK-LDK e arritur mes tij dhe Isa Mustafës ka qenë “e para që është krijuar pa përzierjen e bashkësisë ndërkombëtare”.

“Kjo qeveri është e para që është krijuar pa përzierjen e bashkësisë ndërkombëtare. Ka qenë një proces i gjatë, duke marrë parasysh se unë i kam fituar zgjedhjet, por nuk e kam pasur shumicën. Pas kësaj kishim një mospajtim kushtetues me partitë opozitare rreth asaj se kush ka të drejtë ta formojë qeverinë.

Por në tërësinë e procesit të gjitha partitë janë pajtuar se zgjedhjet kanë qenë fer dhe transparente. Në fund kemi krijuar një koalicion të madh mes partisë së parë dhe të dytës, sikur në Gjermani. Unë i kam fituar zgjedhjet, por kam ardhur në pozicion që të bëj kompromis për të mirën e një qeverie stabile”, ka thënë Thaçi për “Veçernji list”, transmeton Koha Ditore.

Më Shumë

Edhe 17 biznese të reja të mbështetura nga komuna e Prizrenit dhe Preda Plus, me mbështetjen e ASB-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë me dije se kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesit e projektit “Integra – Nxitja e...

“Krizë” për Vjosa Osmanin: Veç 1 mijë e 168 euro në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë edhe krerët e...

Lajmet e Fundit