17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Tre zyrtarë komunalë lirohen nga aktakuza për shpërdorim detyre

Themelore e Prizrenit ka hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë ndaj tre zyrtarëve komunalë dhe dy personave tjerë për tri vepra të ndryshme penale për shkak të mungesës së mjaftueshme të provave.

Në aktvendimin lidhur me këtë rast Gjykata ka bërë të ditur se i ka aprovuar si të bazuara kërkesat e të akuzuarve Bujar Hasani (ish-drejtor i Inspektoratit të Komunës së Prizrenit), Enver Bytyqi (inspektor në Komunë) e Florim Islamaj (inspektor në Komunë), si dhe të personave me inicialet B.B. dhe A.O., përkatësisht të mbrojtjes së tyre, për hedhjen e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore e Prizrenit në nëntor të vitit të kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

“Hidhet aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda të datës 7 nëntor 2017. Pushon procedura penale ndaj të akuzuarve Bujar Hasani, Enver Bytyqi, Florim Islamaj për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, të akuzuarit B.B. për shkak të veprës penale uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme dhe A.O. për shkak të veprës penale vetëgjyqësia…, sepse nuk ka prova të mjaftueshme që të mbështetet një dyshim i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale sipas aktakuzës”, shkruan në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, të cilën e ka parë gazeta.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2038 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Arrestohet një burrë në Malishevë, rrahu fëmijët e tij të mitur

Në Malishevë, një burrë u arrestua, pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij të mitur. “Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas...

Lajmet e Fundit