13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Xhavit Haliti nuk tregon ku kanë shkuar parat e luftës

Avokati shqiptar Shefqet Dizdari gjatë një interviste tregoi se ka qenë dëshmitar në një rast kur Ahmet Krasniqi i ka dhënë Xhavit Halitit një shumë prej 3 milionë markash gjermane, e që sipas tij një person me emrin Agim i evidentonte të gjitha me shënime e që Haliti nënshkruante për paratë që merrte.

Këto para sipas Dizdarit, Krasniqi ia kishe dhënë Halitit për të blerë armë.

E kohë më parë në një studio televizive Xhavit Haliti ishe pyetur për adresën se ku kanë shkuar parat e marra gjatë luftës, e ai nuk kishe pranuar të tregonte.

Madje Haliti ishe përgjigjur duke thënë kurrë nuk keni me e ditë.

“Ti s’munesh mem shti me fol çështje që s’jon tmiat… edhe ti qka ki ktu… S’duhet me e ditë as kurrë ski me e ditë”, kishe thënë Haliti.

Më Shumë

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend. Tashmë...

Lajmet e Fundit