9.7 C
Prizren
E premte, 30 Tetor, 2020

“Luftë” mes policisë dhe problematikut nga Prizreni, historia e tentim vrasjeve dhe vrasja e mbrëmshme e “Qorrit”

Besnik Shala i njohur me nofkën “qorri” u vra të martën në mbrëmje nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në “Lagjen e Trimave” në Prizren. Ai fillimisht kishte rezistuar arrestimin nga ana e policisë e më pas kishte gjuajtur në drejtim të tyre edhe me armë zjarri. Policët në vetëmbrojtje iu kundërpërgjigjën me armë zjarri “qorrit” dhe si pasojë e plumbave të shkrepur prizrenasi pësoi plagë vdekjeprurëse. Por kush ishte personi i cili u vra mbrëmë nga ana e Policisë së Kosovës?. Sipas hetuesisë kosovare, personi në fjalë kishte të kaluar kriminale. Akuzohej për dy raste të tentim vrasjeve. Rastin e fundit e kishte pasur më 16 shtator të këtij viti, shkruan Express.

Besnik Shala 32- vjeçar i njohur me nofkën “Qorri”, që një kohë po jetonte në “Lagjen e Trimave” në Prizren. Por aty, ai vazhdimisht kishte bërë probleme me fqinjët. Madje në disa raste kishte intervenuar edhe Policia e Kosovës. Njëjtë kishte bërë edhe në mbrëmjen e 22 shtatorit. E kur policia e kishte lokalizuar vendndodhjen e tij, Besnik Shala ‘Qorri’ kishte filluar që të shtijë në drejtim të zyrtarëve të Policisë së Kosovës të cilët kishin shkuar atje për ta arrestuar.

Por tashmë viktima, kishte rezistuar që t’i përgjigjej urdhrave të Policisë. Madje mbrëmë kishte nisur edhe të shtëna ndaj zyrtarëve policor.

Duke u gjendur në një situatë të tillë, zyrtarët policor kanë shtënë në drejtim të ‘Qorrit’. Personi në fjalë ka ndërruar jetë pas plumbave të marrë në vendin e ngjarjes.

Në një përgjigje për Gazetën Express, detaje kanë dhënë zyrtarët nga ana e Policisë së Kosovës. Shaban Osmanollaj nga PK’ja e Prizrenit ka deklaruar se i dyshuari kishte vepra të ndryshme kriminele.

Ai akuzohej për dy tentim vrasje. Rastin e fundit për veprën penale ‘tentim vrasje’ e ka pasur me datë 16 të këtij muaji.

“Personi në fjalë ka qenë i njohur për zyrtarët policor të Kosovës. Akuzohej për dy raste të tentim vrasjes. Në lagjen ku ai ka jetuar në vazhdimësi ka shkaktuar probleme. Me datë 16 të këtij muaji ai dyshohej edhe për veprën penale të ‘Tentim vrasjes’, thënë Osmanollaj.

Osmanullaj ka deklaruar se tashmë i vdekuri qenë i kërkuar me flet arrest nga Prokuroria në Prizren. I dyshimti ka pasur fletarrest për tentim vrasje.

Por, kush është Besnik Shala – Qorri dhe me çka lidhet e kaluara e tij?

“Qorri”, akuzohej për të paktën tri vepra penale. Atë të ‘Tentim vrasjes” “Vjedhje e rëndë”, “Armëmbajtje pa leje” si dhe dyshohet për “kontrabandim të narkotikëve”.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit-pistoletë, me të cilën dyshohet se “qorri” ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë si dhe dy granata dore./GazetaExpress/

- Advertisement -

Më Shumë

Vazhdojnë punimet për Muzeun e Dëshmorëve në Landovicë

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik (DTZHE) në Prizren njofton se punimet për restaurimin e Kompleksit Memorial të Dëshmorëve në Landovicë, po vazhdojnë me...

Një fëmijë bie nga lartësia në Prizren, dërgohet në QKUK

Gjatë ditës së djeshme një fëmijë në Prizren ka rënë aksidentalisht nga një lartësi, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore. Ai është dërguar për trajtim...

“A Refugee’s Tale” si ecje në dy kohë me regjisorin nga Kosova

Saga shqiptare e fundshekullit të kaluar që u përshkua me shkulme refugjatësh, nuk është vetëm një fakt i “arkivuar” në histori. Nga qindra mijëra...

Ilaçi që shëroi Trumpin, në Kosovë shitet nga 81 deri në 320 euro

Ka afro dy muaj, kur i pari i Shëndetësisë aprovoi kërkesën për importimin e tyre. E në mesin e këtyre medikamenteve, që në Klinikat e...

Guardiona mund të largohet nga City

Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City. Trajneri spanjoll nuk e ka vazhduar ende kontratën, e cila i skadon në vitin 2021. Kjo ka bërë...

4 nxënës dhe 15 mësimdhënës në Prizren rezultojnë pozitivë me COVID-19

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Prizrenit sot ka mbajtur mbledhjen e radhës të vitit 2020 ku është bërë e ditur...

Kosova rrezikon në arbitrazh me IuteCredit

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi në një konferencë për media ka bërë të ditur dy rastet që Kosova i ka fituar kohëve të fundit...

Distria Krasniqi ngjitet në vend të parë në renditjen botërore

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), ka publikuar sot renditjen më të re olimpike. Pas garës së Grand Slamit të mbajtur në tri ditët e...

Dy të vdekur dhe 186 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 3 në Prizren

Dy persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 186 raste të reja. Numri total...

Veseli zbulon pllakën përkujtimore të UÇK-së në Bresanë të Sharrit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka zbuluar sot në Bresanë të Sharrit pllakën përkujtimore kushtuar luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Veseli...

Haskuka: Kam vizionin që ta bëj Prizrenin qytetin më të bukur në Ballkan

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se e ka vizionin për ta bërë Prizrenin qytetin më të bukur në Ballkan. Ai për DESKUN e...

Në Astrazup të Malishevës filloi hapja e rrugës “Abdyl Frashëri”

Në fshatin Astrazup të Malishevës ka filluar hapja, zgjerimi dhe rregullimi i rrugës “Abdyl Frashëri” dhe lidhja e saj me rrugën “Avdullah Morina”, duke...

Vdes ish-kryetari i Gjykatës në Prizren

Ka vdekur ish-kryetari i Gjykatës në Prizren, Engjëll Çeta. Ai, punoi gjyqtar dhe avokat. Çeta ka qenë edhe kryetar i Shoqatës ‘’Nëna Terezë’/QendraPress/

Turqia nis hetimet ndaj revistës “Charlie Hebdo”, pas publikimit të karikaturës së Erdoganit

Drejtoria Turke për Komunikim tha të mërkurën se autoritetet e Turqisë do t’i marrin të gjitha masat diplomatike dhe ligjore që janë të nevojshme...

“Ditë të zeza po vijnë për Kosovën”, vendi rrezikon bllokadën e dytë pa plan të rimekëmbjes

Evropa është duke shkuar drejt mbylljes për shkak të shifrave rekorde të valës së dytë të pandemisë. Franca e Gjermania kanë njoftuar mbylljen totale. Mirëpo,...

Një dashuri e re në horizont, Adele në lidhje me reperin e famshëm britanik

Nuk është thashethemë: ka një njeri të ri në jetën e Adele. Ylli i popit, 32 vjeç, është në takim me reperin dhe kolegun britanik...

Lajmet e Fundit

Ministri i AAK-së paralajmëron dorëheqjen nga Qeveria Hoti

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka thënë se do ta shqyrtojë dorëheqjen nëse Autoriteti Kosovar i Konkurrencës vlerëson se ka konflikt interesi...

2,869 raste aktive me coronavirus, nëse vazhdon rritja e të infektuarve do të ketë masa të reja kufizuese

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 18.910 raste nga 91.098...

Çka do të ndodhë sot në Prizren ?

09:00 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj, vënë gurthemelin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në...

Bashkimi me mund fiton ndaj Trepçës, Ylli i revanshohet Pontes

Mojeed Ewuosho dështoi në aksionin e fundit të Trepçës për t’i mundësuar skuadrës së Bashkimit që edicionin e ri në Superligën e Kosovës në...

Haskuka i gatshëm edhe për një mandat si kryetar i Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili vjen nga partia Lëvizja Vetëvendosje, pohon se do që të rikandidojë edhe për një mandat të dytë...