18.6 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Malisheva i kërkon KOSTT-it furnizim të rregullt me energji elektrike

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka miratuar një kërkesë urgjente drejtuar KOSTT-it, për përmirësimin e furnizimit me energji elektrike për Komunën e Malishevës, pasi në kohë te fundit kjo është duke u përballuar me reduktime të ashpra të rrymës dhe me furnizim jashtë çdo standardi.

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, unanimisht e kanë miratuar një kërkesë urgjente drejtuar KOSTT-it, me të cilën kërkojnë zgjidhjen e problemit të furnizimit me energji elektrike, mungesa e të cilës po e vuajnë banorët e kësaj kome.

“Komuna e Malishevës dhe qytetarët e saj ka 10 ditë që janë duke u ballafaquar me reduktime të ashpra me energji elektrike për shkak të ngarkesës në rrjetin elektrik. Nga këto reduktime dhe rryma e cila po iu servohet qytetareve tanë është nën çdo standard të lejuar për ekonominë familjare dhe ato pak biznese prodhuese që operojnë në komunën tonë”, thuhet në kërkesën e këshilltarëve të Kuvendit.

“Ne deri më tani nuk kemi parë as përpjekjen më të vogël që kjo gjendje të përmirësohet nga ana e kompanive përgjegjëse. Gjendja nëpër të cilën po kalojmë ta kujton kohën e luftës sa i përket furnizimit me energji elektrike. Anëtarët e Kuvendit Komunal në Malishevë, pa dallime përkatësie politike, kërkojnë njëzëri që të merren masa urgjente për tejkalimin e kësaj gjendje sa i përket furnizimit të rregullt me energji elektrike, duke kuptuar mundësitë e juaja të kufizuara kërkojmë ndonjë mundësi për një kohë kalimtare deri ne fnunksionalizimin e sistemit 220 kV i cili është në procedurë funksionalzimi i këtij sistemi për Komunën e Malishevës. Nëpërmjet kësaj kërkesë kërkojmë nga ju, marrjen e masave të menjëhershme për tejkalimin e kësaj gjendje të padurueshme, për ndryshe jemi të detyruar për marrjen e masave të tjera deri në realizimin e kërkesave tona për furnizim të rregullt me energji elektrike”, përfundon kërkesa.

Më Shumë

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Foleja Residence nuk është vetëm një kompleks modern banesash – është një komunitet i qetë dhe i sigurt në zemër të natyrës, në lagjen...

Prof. Mehmet Topalli – Një jetë e tëra për gjuhën shqipe

Prof. Mehmet Topalli, magjistër i shkencave të filologjisë, ishte një ndër personalitetet më të çmuara të arsimit dhe kulturës shqiptare. Për dekada me radhë,...

Lajmet e Fundit