Tetë vdekje të reja nga koronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se kanë vdekur tetë persona nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

IKSHPK-ja ka bërë me dije se në Prishtinë kanë vdekur dy persona, ndërsa nga një në Fushë Kosovë, Gjilan, Mitrovicë, Pejë, Skenderaj dhe Vushtrri.

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në Kosovë janë regjistruar 50.135 raste pozitive, nga 177.387 persona të dyshuar, 38.656 të shëruar dhe 10.181 raste aktive.

Gjithashtu, deri më tani kanë vdekur 1.298 pacientë.

Më Shumë

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Lajmet e Fundit