23 C
Prizren
E shtunë, 11 Korrik, 2020

Mbledhja e Qeverisë në orën 18:00, Kurti e Vitia pastaj publikojnë vendimet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, pas mbledhjes së Qeverisë do të mbajnë sot konferencë për media, ku do të publikojnë vendimet që do të ndërmerren nga e hëna e 1 qershorit, rreth pandemisë COVID-19

Mbledhja e Qeverisë do të fillojë në orën 18:00.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra për informim e Kryeministrit.

Në njoftim është theksuar se pas mbledhjes, Kurti e Vitia do të dalin në konferencë për media.

“Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri në detyrë Albin Kurti bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia mbajnë konferencë për media”, theksohet në njoftim.

Në mbledhjen e Qeverisë do të merren vendimet për fazën e tretë.

Në këtë fazë, pritet të hapen edhe çerdhet.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë kanë rekomanduar hapjen e qëndrimeve ditore për fëmije por me kushte të rrepta të hapësirës, higjienës dhe distancimit social. Vendimin pritet të propozojë Ministria e Arsimit.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar për Express se mbledhja do të mbahet sonte në mbrëmje kur do të publikohen edhe vendimet e fazës së tretë.

“Rihapja e kopshteve dhe çerdheve – mosha 0-5 vjeç. Hartohet dhe zbatohet protokolli për rihapjen e çerdheve”, shkruan në dokumentin e Qeverisë.

Vendimi për mbylljen e çerdheve ishte marrë më 11 mars për shkak të pandemisë e cila ka prekur edhe Kosovën. Mbrëmë janë raportuar 6 raste të reja me COVID-19 duke e çuar numrin në 1 mijë e 70 persona. Janë shëruar 840 të tjerë ndërsa kanë vdekur 30 persona, shumica e të cilëve me sëmundje edhe të tjera kronike.

Po ashtu, nga nesër në Kosovë fillon faza e tretë e hapjes graduale nga masat e vendosura për shkak të koronavirusit. Në këtë fazë pritet hapja e gastronomisë në përgjithësi, kinemave dhe teatrove e të tjera.

Në këtë fazë pritet të bëhet rivlerësim edhe për hapjen e kufijve, aeroporteve, ahengjeve, banjave, panaireve, pishinave dhe klubeve të natës.

Nga nesër në Kosovë fillon faza e tretë e hapjes graduale nga masat e vendosura për shkak të koronavirusit. Në këtë fazë pritet hapja e gastronomisë në përgjithësi, kinemave dhe teatrove e të tjera.

- Advertisement -

Më Shumë

Arrestohet një femër dhe një mashkull në Prizren, dyshohen për ushtrim të prostitucionit

Një femër dhe një mashkull, të dyshuar për ushtrim të prostitucionit, janë arrestuar në Prizren. “Me datën 03.07.2020 janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull...

Spitali i Prizrenit po trajton 18 pacientë me COVID-19

Në Spitalin Rajonal në Prizren janë hospitalizuar 44 pacientë, 18 prej të cilëve janë me COVID-19, kurse 26 të tjerë me simptoma, duke i...

“Vonesat e pagesave nga Pakoja Emergjente, shumë biznese janë në mëshirën e fatit”

Ndonëse Kosova ka shkallën më të ulët të borxhit publik, krahasuar me vendet e rajonit, rritja mund të bëhet pa asnjë problem. Kryetari i Odës...

Kadare bën bujë, me dy romanet “tipike”

“Droit et Liberté” ka botuar, më 1 prill 1979, në faqen n°23, një shkrim në lidhje me dy romanet e Ismail Kadaresë, botuar asokohe...

Inspektorati i Malishevës njofton pronarët e lokaleve se nuk lejohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, sot edhe njëherë përmes mjeteve të informimit, ashtu sikur janë njoftuar edhe drejtpërdrejtë, i njofton publikisht të...

Nuk e respektoi orën policore, arrestohet një person në Prizren

  Një person është arrestuar në Prizren, pasi nuk ka respektuar orën policore të COVID-19. “Nga njësiti policor është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar i cili...

Para katër muajsh ia kishte vrarë qenin në Dragash, policia e arreston shtetasin shqiptar

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit më 31 mars të këtij viti. Një shtetas i Shqipërisë kishte vrarë me armë...

Prizren: Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për dhënien e banesave pa kriter për shoqatat e dala nga lufta

Të hënën, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, Reshat Mehmeti,...

Konfiskohet arma që dyshohet se u përdor në plagosjen e një personi në Suharekë

Policia në Suharekë ka konfiskuar armën me të cilën dyshohet se është plagosur një person në fshatin Mushtisht. “Lidhur me rastin është konfiskuar një armë...

Gattuso: Milik dëshiron largimin nga Napoli

Trajneri i Napoli-t, Gennaro Gattuso ka konfirmuar se sulmuesi Arkadiusz Milik, dëshiron largimin nga “San Paolo”. Që disa muaj, Milik është i lidhur me largimin...

Dyshoi se ishte prekur nga koronavirus, Afërdita Dreshaj publikon rezultatet e testit

Afërdita i është nënshtruar testit për koronavirus. Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj ka rezultuar negative në testin për koronavirus. Këtë gjë ajo e bëri të ditur...

Humb betejën me COVID-19 edhe mjeku i dytë në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njofton për ndarjen nga jeta këtë mëngjes të dr. Hysni Shkjaut, i cili nuk e fitoi dot betejën me virusin e...

Ermina Lekaj-Përlaskaj nga Prizreni e fiton mandatin e deputetes në Kroaci

Shqiptarja nga Prizreni, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka fituar mandatin e deputetes në zgjedhjet që janë mbajtur dje në Kroaci. Lajmin e ka bërë të ditur përmes...

Pavarësisht pandemisë COVID-19, diaspora gjatë majit solli në Kosovë mbi 100 milionë euro

Pavarësisht pandemisë COVID-19, mërgata e Kosovës e ka thyer rekordin e dërgesave të parave në vendin tonë. Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës...

Hajnrih Hajne: O, mbamë fort, e dashur!

Un’ eci përmes lulesh Dhe vetë lulëzoj. Un’ eci si në ëndërr. Aq sa mezi qëndroj. O, mbamë fort, e dashur! Nga dehje e dashurisë Do të të bie në...

Mbyllen dy furra buke në Malishevë, pronari rezultoi pozitiv me COVID-19

Dy furra buke në Malishevë janë mbyllur, pasi që pronari ka rezultuar pozitiv me COVID-19, është njoftuar nga Komuna e Malishevës. “Inspektorati komunal në Malishevë,...

Lajmet e Fundit

Në Prizren 29 gjoba të shqiptuara ndaj bizneseve të gastronomisë

Zyrtari nga Komuna e Prizrenit, Islam Thaçi për RTV Dukagjinin ka thënë se si pasojë e mosrespektimit të masave nga objektet afariste të gastronomisë...

Prizreni me 16 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të premten në Komunën e Prizrenit janë konfirmuar 16 raste të reja...

Haxhi Avdyli ofshanë: Ah ku je katandis LDK’ja ime

Deputeti i LDK’së Haxhi Avdyli ka reaguar pas përplasjes së në Kuvend të dy anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Debati sonte në Kuvend...

Flet Xhavit Ukaj, deputeti që iu vërsul Osmanit, tregon arsyen e veprimit të tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, ka folur për Express lidhur me incidentin që ndodhi në...

Deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj, i vërsulet Vjosa Osmanit

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së kuvendit, Vjosa Osmanit. Menjëherë pas veprimit të tij është ndërprerë senaca e Kuvendit të Kosovës. “Ndërpritet...