Qeveria ndan 151 mijë euro për Lotarinë e Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbrëmshme ka shqyrtuar kërkesën e Lotarisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e obligimeve ndaj pagave bruto si dhe kontributit pensional të punëdhënësit për punonjësit e Lotarisë.

Me këtë rast, Qeveria ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 151,299.95 euro për pagesën e obligimeve për periudhën që nga ndalimi i aktivitetit sipas Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit e deri më 30 prill 2020.

Më Shumë

Mot i paqëndrueshëm të shtunën, por me temperatura të këndshme pranverore

Të shtunën në Kosovë,  do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet...

22-vjeçari nga Peja kapet gjatë natës me pistoletë dhe thikë në Prizren

Policia në Prizren ka ndaluar një 22-vjeçar nga Peja, i cili gjatë kontrollit është kapur i armatosur me pistoletë dhe thikë. Sipas njoftimit të policisë,...

Lajmet e Fundit