23.4 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Ndahet nga jeta Fehmi Hoshafi, regjisor i filmave më të njohur shqiptarë

Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare një prej regjisorëve më të shquar shqiptarë, Fehmi Hoshafi.

Ikonë e plejadës së artë të kineastëve shqiptarë, Hoshafi ka lënë pas një pasuri të madhe në kinematografinë vendase. Ai ka qenë regjisor i disa prej filmave më të njohur shqiptarë si “Kapedani”, “Shoku ynë Tili”, apo “Zëvendësi i grave”.

Fehmi Hoshafi lindi më 28 shtator të vitit 1934 në Tiranë. Ai filloi të punojë në kinematografi si asistent i regjisorëve veteranë Hysen Hakani dhe Kristaq Dhamo, në filmat e tyre Toka jonë, 1964; Vitet e para, 1965; Oshëtimë në bregdet, 1967; Gjurma, 1970.

Në vitin 1968 realizoi vetë spektaklin “Estrada në ekran”, i cili u xhirua nga Kinostudio në formën e një filmi artistik. Prej suksesit që pati ky film, iu besua më vonë, në vitin 1972, regjia për kinokomedinë aq të dashur “Kapedani”, të cilin e realizoi së bashku me regjisorin Muharrem Fejzo. Ky film shënon lindjen e kinokomedisë në kinematografinë shqiptare e që u pasua më vonë me kinokomedi të tjera po aq të dashura nga regjisori Hoshafi: Ëndërr për një karrige, 1984 dhe Zëvendësi i grave, 1987.

Në periudhën 1976 – 1990 realizon edhe filma të tjerë artistikë dhe dokumentarë, ndër të cilët, filmi Shoku ynë Tili. /TCh/

Më Shumë

“Uji, kanalizimi – Parkingjet – Unaza e qytetit”/ Selmanaj flet në detaje për planet e tij për Prizrenin

Kandidati i LDK’së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj ka folur në detaje për planet e tij për këtë komunë, ku ka përmendur problemet...

Vdes një burrë në Rahovec

Një burrë ka vdekur në Spitalin Rajonal të Gjakovës, të mërkurën. Sipas njoftimit të Policisë, viktima ishte dërguar nga familjarët në emergjencën e QKMF në...

Lajmet e Fundit