7.4 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2020

Në Prizren, 3 persona ndalohen për shkeljen e masave kundër koronavirusit

Policia rajonale e Prizrenit ka pohuar se organet e rendit janë duke i zbatuar të gjitha udhëzimet e Qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.

Zëdhënësi i PK-së për Prizren, Shaban Osmanollaj, tha se në këtë drejtim janë duke i asistuar institucionet lokale në rajonin e Prizrenit, raporton KOHA.

“Në bashkëpunim me Inspektoratin komunal kemi vepruar në Prizren, kështu që ditëve të fundit 6 raste i kemi pasur të ftuar pronarët e bizneseve, për faktin se nuk e kanë respektuar urdhrin e Ministrisë”, tha Osmanollaj.

Ai ka shtuar se janë mbyllur edhe lokalet, sidomos bizneset që kanë ofruar shërbime të ushqimeve dhe pijeve.

“Ka pasur raste edhe kur bizneset nuk e kanë pasur të qartë vendimin dhe për këtë arsye kanë ofruar shërbime, derisa e kanë kuptuar se si duhet vepruar. Me njoftimin tonë i kanë marrë masat e i kanë mbyllur lokalet, u janë përmbajtur udhëzimeve”, shtoi ai.

Ndërsa, drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Islam Thaçi, ka theksuar se ky dikaster gjatë fundjavës ka qenë më aktiv.

“Ditën e diel kemi pasur katër raste që është dashur të mbyllen me asistim të policisë, ndërsa ditën e shtunë ka qenë një rast. Ditëve të tjera s’kemi pasur nevojë për asistim, meqë janë mbyllur me procesverbale apo me urdhra verbalë”, u shpreh Thaçi.

Sipas tij, 5 rastet, 2 në qytet dhe 3 në zonat rurale, kanë të bëjnë me mosrespektimin e masave të nxjerra nga Qeveria kundër përhapjes së COVID-19.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prizren përmes përgjigjes me shkrim ka njoftuar se nga data 16 deri më 23 mars 2020, në rajonin e Prizrenit janë trajtuar 6 raste për mosrespektimin e dispozitave që parasheh legjislacioni i Kosovës për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse, në këtë rast virusi COVID – 19.

“Tre prej personave të dyshuar, në tri raste të ndara, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” nga neni 250 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, tri rastet e tjera për të njëjtën vepër, me vendim të prokurorit janë duke u hetuar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur Prokuroria në Prizren.

- Advertisement -

Më Shumë

Komuna e Malishevës ndihmon edhe të moshuarit që jetojnë vetëm

Nga Komuna e Malishevës bëjnë të ditur se përderisa ky qytet është në karantinë ata janë duke vazhduar t’i ndihmojnë edhe personat e moshuar...

Sot i bëhen analizat mjekut të izoluar QKMF’së së Prizrenit që vizitoi vjehrrin e infektuar

Mbrëmë është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus në Prizren. E infektuara është nga fshati Korishë. Ministria e Shëndetësisë mbrëmë ka vendosur...

Prizren/ Dy persona shoqërohen në Polici, nuk respektuan orën policore

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, pasi nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për lëvizje të kufizuar, transmeton PrizrenPress. Sipas Policisë, me...

Kurti telefonon familjen e 70 vjeçares nga Korisha, iu shpreh ngushëllime

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka telefonuar familjarët e dy viktimave të shënuara sot nga virusi Corona për t’u shprehur ngushëllimet. Kjo u bë e...

Aktorja e fimit James Bond ndërron jetë në moshën 94 vjeçare

Honor Blackman, aktorja britanike që luajti Pussy Galore në filmin James Bond Goldfinger, ka vdekur në moshën 94 vjeçare. Në një deklaratë, familja e saj...

Hapini rrugën

Shkruan: Sahit F. Osmani Hapini rrugën mos i pengoni le të jenë të nginjur të gjithë të hanë e të pinë gjersa të ngopen të shuajnë etjen dhe...

Kina i nderon viktimat e koronavirusit me 3 minuta heshtje

Me flamuj në gjysmështizë dhe sirena të aktivizuara, Kina i mbajti tre minuta heshtje në tërë vendin për t’i nderuar ata që vdiqën nga...

Ministri serb: Reciprociteti më i keq sesa taksa, do të ketë zero tregti me Kosovën

Ministri i Tregtisë në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq, tha sot se aplikimi i reciprocitet, të paralajmëruar nga Kosova, është më i keq sesa...

Në Shqipëri shërohen 13 pacientë me COVID-19, në total janë shëruar 89 persona

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë testuar 112 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 27 raste të reja me COVID-19. Ministria...

Vdes zyrtari i LDK-së në Rahovec

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Avdullah Hoti ka njoftuar se sot është ndarë nga jeta, kryetari shumevjeçar i nëndegës së LDK-së në Ratkoc e...

Modelet e instagramit shpërdorojnë maskat, i përdorin si bikini

Influencues në Instagram po përballen me kritika pasi kanë përdorur maska për mbrojtjen nga koronavirusi si bikini. Këto të fundit i kanë quajtur ‘karankini’. Shumë njerëz...

Me 5 prill 1939 u lind mbreti Leka Zogu I

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Prill 2019 “Paris-soir” ka botuar, të enjten e 6 prillit 1939, në ballinë, një shkrim në lidhje me lindjen e Leka...

Edhe një infermiere e prekur me Covid-19 në Kosovë

Numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 125 persona ku 44 prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive...

Qeveria Kurti emëron deputetin Artan Abrashi në komisionin qeveritar

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen elektronike sot ka emëruar Artan Abrashin anëtar të komisionit qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të...

ShBA parashikon shifrën e frikshme të të vdekurve nga koronavirusi

Shtëpia e Bardhë po parashikon afro 82 mijë raste vdekjeje nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara deri në fillim të gushtit, një shifër më...

Pas një aksioni të inspektoratit, nga e shtuna në Dragash gjatë orës policore mbyllen edhe marketet

Nga e shtuna, në Komunën e Dragashit, gjatë orës policore janë mbyllur të gjitha marketet. Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar inspektori i...

Lajmet e Fundit

“S’e harroj telefonatën e Juventusit, vrapova për të përqafuar mamanë time”

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka treguar një prapaskenë të transferimit të tij në Torino. Argjentinasi iu bashkua bardhezinjve verën e 2015 nga Palermo...

Natasha ulet dhe na tregon të pasmet

Si duket e ka vendosur që medeomos të na tregojë se është seksi. Natasha, edhe njëherë ka nxehur rrjetin edhe pse vet është ulur në...

Bytyçi: Vizita e zyrtarëve të PDK-së në Korishë, e zgjoi nga gjumi Haskukën

Përfaqësuesi i Degës së PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi, i cili dje ishte në fshatin Korishë, e ka quajtur të papërgjegjshëm kryetarin e Komunës...

Gjermania i jep 13.5 milionë euro Kosovës (VIDEO)

Një përfitim goxha të madh financiar Kosova pritet ta ketë nga Gjermania. Mbi 13 milionë euro janë pjesë e marrëveshjeve, e që kanë të bëjnë...

Vdes 66 vjeçarja nga Malisheva – shkon në gjashtë numri i viktimave me Covid-19 në Kosovë

Një grua 66 vjeçare nga Malisheva është viktima e gjashtë në Kosovë nga coronavirusi. “Sot më 08.04. 2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar...
Do NOT follow this link or you will be banned from the site!