Bilanc lufte në Itali: 602 të vdekur në 24 orë

Italia është shteti më i goditur nga koronavirusi i ri, COVID-19.

Nga raporti i fundit, i publikuar nga ministria e Shëndetësisë në Itali, vetëm sot kanë humbur jëtën 602 persona.

Theksojmë se ky numër është shpresëdhënës, pasi dy ditë më parë numri i viktimave theu cdo rekord me 700 viktima në 24 orë.

Në total numri i viktimave nga koronavirusi në shtetin fqinj ka shkuar në 6078. Ndërkohë të shëruarit e orëve të fundit janë 408.

I ngarkuari për emergjencat civile në Itali, Angelo Borrelli, bëri me dije se numri total i të shëruarve ka arritur në 7432, dhe rastet pozitive në total kanë shkuar 50418.

Prej tyre 26522 ndodhen në izolim shtëpie, 20692 të shtruar dhe 3204 në terapi intensive në gjendje të rëndë. /albeu.com/

Më Shumë

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Ku është Ukshin Hoti? – Tubim përkujtimor në Krushë të Madhe

Me rastin e përvjetorit të zhdukjes së Ukshin Hoti, në Kompleksin Historik “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të mbahet një tubim sensibilizues...

Lajmet e Fundit