18.2 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Nënshkruhet marrëveshja e kredisë me Bankën Botërore, në vlerë të 46 milionë eurove

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka nënshkruar sot Marrëveshjen e Kredisë me Bankën Botërore përmes Asociacionit Zhvillimor Ndërkombëtar, në vlerë prej 46 milionë euro për “Projektin Emergjent Covid-19 për Kosovën”.

“Mjetet financiare do të destinohen në parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj kërcënimit të paraqitur nga Covid-19, duke mundësuar ndër të tjera prokurimin e pajisjeve mjekësore, si dhe forcimin e sistemit shëndetësor publik duke i rritur kapacitetet e testimit dhe zgjerimin e kapaciteteve të Klinikës së Sëmundjeve Infektive. Për më tepër, në kuadër të kësaj kredie, do të mbështeten skemat e ndihmave sociale dhe amvisëritë sipas Pakos së kaluar dhe Programit për Rimëkëmbje Ekonomike të Qeverisë së Republikës së Kosovës”- njofton Ministria e Financave përcjell Klan Kosova.

Asociacioni Zhvillimor Ndërkombëtar, si pjesë e Bankës Botërore, është institucion kredidhënës, i cili përmes huadhënies në kushte më të favorshme sesa të tregut financiar, synon të ndihmojë ndër të tjera reduktimin e varfërisë dhe përmirësimin e kushteve jetësore.

“Projekti i Emergjencës Covid-19” është arritur pas një bashkëpunimi të ngushtë mes Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Shëndetësisë në njërën anë, dhe Bankës Botërore në anën tjetër.

Më Shumë

Gjendet në Prizren vajza 12-vjeçare e zhdukur nga Rahoveci – Pranon se ishte larguar për të kërkuar lëmoshë

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen...

Këndellja apo humbja në thellësinë e shkretirës

Nue Oroshi Këndellja shpeshherë ndahet në dy pjesë: në kthjellimin për të ardhmen dhe ndërtimin e perspektivës apo në humbjen në thellësinë e shkretirës dhe...

Lajmet e Fundit