3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Ngordhje masive e peshqve në rrjedhën e lumit Mirusha (FOTO)

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se vetëm dhjetë muaj pasi kishte ndodhur një ngordhje masive e peshkut në lumin Mirusha, e njëjta situatë është përsëritur, por në pjesën e poshtme të rrjedhës së lumit Mirusha, përkatësisht në kanionin dhe Ujëvarat e Mirushës.

Sasia e peshkut të ngordhur duke të jetë mjaft e madhe, përderisa nuk dihen shkaqet e kësaj këtij incidenti.

“Me të marrë informacionin për ngordhjen masive të peshkut në pjesën e Ujëvarave të Mirushës, në vendngjarje kanë dalë inspektorët komunal të Malishevës, njësitë policore dhe shoqata e peshkatarëve sportiv “Sykuqi”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se inspektorët komunal, kanë marrë mostrat e ujit dhe të peshkut, ndërsa lidhur me rastin janë njoftuar edhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, përkatësisht inspektorët e departamentit të ujërave.

“Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngordhjes së peshkut, ndërsa dhjetë muaj më parë, por në pjesën e epërme të rrjedhës së lumit Mirusha, kishte ndodhur një ngordhje masive e peshkut”.

Më Shumë

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu. Në orët...

Mërgimtari nga Suhareka vdes në aksident tragjik në Itali

Haris Shala është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën një ditë më parë në një aksident tragjik në Itali. I riu shqiptar, babai i një vajze...

Lajmet e Fundit