4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Respektojini mësimdhënësit. Mos ua ulni dinjitetin

Shkruan: Msc.Adem Lushaj

L igji i shumëpërfolur për nivelimin e pagave në të gjitha institucionet publike të Republikës së Kosovës ka vendosur në njërën nga kategoritë e fundit punëtorët arsimorë që punojnë në arsimin fillor dhe të mesëm. Ky rangim i bërë jo vetëm që është nënçmues, por edhe do të ndikojë në uljen e dinjitetit të mësimdhënësit. Me aprovimin e këtij kategorizimi të pagave, po nënvlerësohet arsimi, si bazamenti kryesor i një shteti. Të nderuar anëtarë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të zgjedhur me votën e popullit?! Jam i bindur se keni lexuar apo dëgjuar për thëniet e njerëzve më eminentë të botës, të cilët vlerësojnë lart punën në arsim. Jam shumë i bindur se keni njohuri të mjaftueshme, se për të pasur shoqëri të zhvilluar, për të pasur shtet të zhvilluar, duhet të ketë arsim cilësor. Duhet të jeni shumë të vetëdijshëm se “mësimdhënia është profesioni që mëson të gjitha profesionet e tjera”.

Gjendja shpirtërore e mësimdhënësit Duke mos dashur të bëj dallime apo vlerësime individuale, por më së shumti kërkojmë nga deputetët, të cilët vijnë nga fusha e arsimit, apo ata të cilët prindërit e tyre ishin apo janë punëtorë të arsimit. Ju mund të vlerësoni më së miri rëndësinë që ka një mësimdhënës me dinjitet dhe profesionalisht i përgatitur. Ju mund të kuptoni gjendjen shpirtërore të mësimdhënësit, kur s’ka mundësi për ofrim të kushteve mesatare, për fëmijët e tyre. Kuptojeni në çfarë gjendje është mësimdhënësi, kur brenda muajt as vitit, nuk mund të bëjë një shëtitje për qejfi me familjen e tij. Hulumtoni dhe merrni të dhëna, se sa mësimdhënës që kanë të vetmen të hyrë buxhetore ka pagën e tij, ka qenë për pushime verore në ndonjërin nga bregdetet më të lira, kudo qofshin.

Të nderuar ligjvënës që keni përjetuar vitet e 90-ta! Kthejeni kujtesën tuaj në ato vite, në vendosmërinë e mësimdhënësve për t’i rezistuar dhunës së egër serbo-sllave. Këtë rast nuk dëshirojmë të anashkalojmë as përkrahjen e bashkatdhetarëve dhe njerëzve të vullnetit të mirë. Kujtoni prindërit tuaj, si ballafaqoheshin si mësimdhënës, me dhunën shtetërore të Milosheviqit. Kujtoni mësimdhënësit që rrokën armët në mbrojtje të vendit, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Mendoni në mësimdhënësit që dhanë jetën për këtë vend, për arsimin shqip. Askush nuk e mohon se niveli i mësimdhënies është i duhur. Asnjëri nga mësimdhënësit nuk është i kënaqur me rezultatet që arrihen në punën edukative-arsimore. Por, politika e “fëlliqur” ka bërë që cilësia në arsim të mos jetë në nivelin më të lartë. Analfabetët me diploma politike dhe punësimi i tyre në mësimdhënie ka bërë që mos të kemi të arritura të larta në mësimdhënie. Analizoni politikat qeverisëse në fushën e arsimit, duke u thirrur në emër të reformave në arsim.

Apo realizim i projekteve “madhore” për përftime personale dhe grupore. Merrni të dhëna dhe testoni njerëzit politikë që janë në vendet menaxhuese në institucionet arsimore. Pastaj do të jeni në gjendje të vlerësoni profesionalizmin e vërtetë të mësimdhënësit. Të nderuar anëtarë të legjislativit të vendit! Mendoni për të ardhmen e vendit, për periudha afatgjate, e jo për grupe të interesit. Po ua rikujtoj një thënie: “Nëse mendoni për një vit, mbillni një farë. Nëse mendoni për 10 vjet, mbillni një pemë. Nëse mendoni për 100 vjet, mëso njerëzit”! Arsimin në Kosovë po e shkatërron politika dhe njerëzit analfabetë të pajisur me diploma politike

Më Shumë

I shkaktuan vazhdimisht dhunë psikike – viktima nga Malisheva përfundon në QKUK

Një grua nga Malisheva ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK, si pasojë e ushtrimit të dhunës psikike ndaj saj nga dy persona. Rasti ka...

“Fortnight”, kënga e re e Taylor Swift thyen rekord!

Kënga e re e Taylor Swift “Fortnight” po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Spotify së fundmi njoftoi se kënga e 34-vjeçares “Fortnight”, me Post...

Lajmet e Fundit