32.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Pamje të kristalta nga lumi i Shalës, ‘Tajlanda shqiptare” mes alpeve

I cilësuar si një “parajsë e vogël”, lumi i Shalës në liqenin e Komanit është kthyer në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare për turistët vendas e të huaj.

Për shkak të bukurisë mahnitëse dhe natyrës së paeksploruar, lumi i Shalës është përfshirë edhe në guidat e agjencive turistike.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga lumi i Shalës i cili vitet e fundit është bërë pika më e frekuentuar në veriun e Shqipërisë.

“MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje të kristalta nga lumi i Shalës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shprehet Rama me pamjet mahnitëse të kësaj zone.

Në një udhëtimi nga kryeqyteti deri në Koman që zgjat rreth 3 ore, i izoluar nga majat e larta, rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër të Shalës, kjo zonë u ofron aventurierëve një panoramë nga ato që sipas turistëve të huaj ngjajnë me Tajlandën e largët.

Aventurierët e natyrës mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës./ATSH

 

 

Më Shumë

E enjtja me diell e temperatura të larta

Sot parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa gjatë pasdites, në zonat malore, priten ndonjë rrebesh i izoluar dhe shkarkesa rrufesh, kryesisht...

Kapen 55 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë nga Dogana

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka parandaluar një rast të futjes së mjeteve monetare të padeklaruara përmes pikës kufitare te Vërmices. https://prizrenpress.com/417786-2ft/ Sipas...

Lajmet e Fundit