7.4 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2026

PDK-ja në Prizren uron besimtarët islam për Fitër Bajram

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe pas përmbushjes së obligimit të agjërimit, Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren dhe kryetari i saj Shaqir Totaj, të gjithë besimtarëve të besimit Islam, u’a uron festën e Fitër Bajramit.

“Dega e PDK-së në Prizren, uron që kjo festë të kaloj në shenjë të solidaritetit ndaj njëri-tjetrit dhe në shenjë të harmonisë vëllazërore. Në festën e Fitër Bajramit, duhet që t’i gjindemi pranë, të gjithë atyre që kanë nevojë për ne, për dashurinë tonë dhe për ndihmën tonë njerëzore”, thuhet në urim.

“Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, uron që kjo festë e sakrificës dhe e flijimit, të na e shtoj solidaritetin dhe dashurinë mes vete, për të përcjellur tutje, përpjekjet tona qytetare e njerëzore, drejt sukseseve dhe të ardhmes së ndritshme të shtetit tonë”.

“Urime Fitër Bajrami!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Promovohet libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999”

Në Malishevë u promovua libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999” i autorit Nysret Sertolli, një vepër që dokumenton ngjarjet tragjike të...

Liria në kërkim të pikëve të reja në Istog

Liria do të vazhdojë garën në Raiffeisen Liga e Parë me një transfertë të rëndësishme ndaj Istogut, në kuadër të javës së 26-të të...

Lajmet e Fundit