17.2 C
Prizren
E hënë, 26 Tetor, 2020

PDK në Prizren me pako emergjente ekonomike, i kërkon VV-së dhe partive tjera ta votojnë

Partia Demokratike e Kosovcs në Prizren, me qëllim të menaxhimit më të mirë të situatës me pandeminë në këtë komunë, ka dalë me propozim konrekt që në buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2021, të planifikohet një pako ekonomike emergjente në shumë prej 5 milionë euro.

Përmes kësaj pako, PDK kërkon që të ndihmohen të vetëpunësuarit, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe biznesin në përgjithësi, të cilët janë dëmtuar nga efektet negative të pandemisë të shkaktuara nga Virusi Covid-19, në Komunën e Prizrenit.

Komuna e Prizrenit ka pasur probleme të shumta menaxheriale gjatë pandemisë, ku grupe të ndryshme të qytetarëve, vecanërisht ata të sektorit privat, kanë mbetur pa kurrfarë përkrahje ekonomike.

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka propozuar tetë pika përmes së cilave grupet më të goditura gjatë këtyre muajve do të ndihmoheshin jashtëzakonisht shumë me këtë fond.

Fondet e propozuara në pakon ekonomike emergjente janë: 1. 400.000 € nga pozicioni i subvencioneve, për biznesin e sektorit privat, të cilat do të ndahen në formë të grandeve, ku do të mbulohen shpenzimet operative për bizneset që kanë pasur probleme rreth funksionimit të rregullt gjatë pandemisë (mbulimi i shpenzimeve operative: qiratë, pagesat për punetorët etj.

2. 500.000 € nga pozicioni i kapitaleve për ta ndihmuar sektorin e prodhimtarisë me pajisje teknike me qëllim të funksionimit normal të tyre. 3. 300.000 € nga pozicioni i subvencioneve për sektorin e bujqësisë, të cilat do të ndahen në formë të grandeve për fermerët e komunës së Prizrenit. 4. 500.000 € nga pozicioni i kapitaleve për t’i ndihmuar fermerët e komunës së Prizrenit me pajisje teknike për zhvillimin e bujqësisë dhe funksionimin e këtij sektori.

5. 1 milion € nga pozicioni i mallrave dhe shërbimeve për pako ushqimore dhe higjienike për familjet të cilat nuk kanë asnjë të punësuar, për familjarët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, për 6 muajt e parë të vitit 2021.

6. 1 milion € nga pozicioni i mallrave dhe shërbimeve për t’i furnizuar objektet e mjekësisë familjare me barna dhe pajisje të nevojshme për stafin shëndetësor, si dhe përmes ketij fondi të sigurohen 1 milion maska dhe pako higjienike për nxënësit dhe personelin arsimor në shkolla, por edhe për qytetarët e komunës së Prizrenit. 7. 550.000 € për ta perkrahur kulturën, rininë dhe sportin; ansamblet kulturore, teatrot, organizatat kulturore, skenën e pavarur të kulturës, klubet sportive, me theks të veçantë KF ‘Liria’ dhe KB ‘Bashkimi’, si dhe organizatat dhe keshillat e të rinjve të Komunës së Prizrenit.

Nga ky fond, 250.000 euro ndahen nga pozicioni i subvencioneve për ndihmë direkte me mjete financiare, kurse 300.000 euro nga pozicioni i mallrave dhe shërbimeve, të cilat do të përdorën për rekuizita sportive, kulturore e rinore.

8. 750.000 € nga pozicioni i mallrave dhe shërbimeve, për t’i furnizuar me pako higjienike dhe material për ngrohje gjatë dimrit për institucionet dhe shoqatat që merren me shërbime dhe përkujdesje ndaj personave me aftësi të kufizuara, si dhe familjet që janë me asistencë sociale, pra familjet me kushte të rënda ekonomike.

- Advertisement -

Më Shumë

Sytë nga Liga e Kampionëve: Juventus, PSG e Dortmund e nisin zjarr

Rikthehet Liga e Kampionëve. Në fushë zbresin ekipe si Juventus, Barcelona, PSG, Manchester United dhe Borussia Dortmund, sa për të kuptuar se sa interes...

Ngritet aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të PTK-së, Shyqyri Haxha

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm–Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet Sh. H., ish-Kryeshef Ekzekutiv...

PEN Qendra e Kosovës mban sot mbrëmje letrare për Anton Pashkun

Në kuadër të “Orës së Shkrimtarit” PEN Qendra e Kosovës vazhdon përkujtimin e shkrimtarëve të ndjerë të Kosovës. Përkujtimi i radhës i kushtohet prozatorit Anton...

Sot, dita e ‘El Classicos’

Ndeshja më e madhe në planet, Barcelona-Real Madridi, do të zhvillohet sot. Derbi i quajtur “El Classico” do të luhet sot nga ora 16:00 në...

Autostrada Shkup-Kosovë do realizohet për dy vite e gjysmë

Kryeministri Zoran Zaev tha se nëse përgatitjet përfundojnë deri në fund të vitit, autostrada nga Shkupi në kufirin me Kosovën mund të jetë gati...

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë viziton rrugën ‘Marin Barleti’ në Prizren

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog, sot gjatë ditës ka vizituar qytetin e Prizrenit, për të parë nga...

Parisi tërheq ambasadorin nga Ankaraja

Ky ishte reagimi diplomatik francez pas një sulmi verbal të presidentit Erdogan ndaj presidentit francez, që e akuzoi Macron për armiqësi ndaj islamit dhe...

Kuvendi dhe Posta promovojnë pullën postare “Heroinat e Kosovës”

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me përfaqësuesit e Postës së Kosovës kanë bërë promovimin e pullës postare “Heroinat e Kosovës”,...

Një vend i pastër, i ndriçuar mirë tregim nga Ernest Hemingway

Ishte vonë dhe në kafene nuk kish mbetur njeri përveç një plaku të ulur nën hijen e gjetheve të pemës që mbulonin ndriçimin elektrik....

Përplasje në PDK – ish-këshilltari i Veselit, bashkëpartiakëve: Jeni bo për gjynah

Nijazi Kryeziu, ish-këshilltar i Kadri Veselit dhe aktualisht zyrtar i PDK-së, ua ka lënë një koment disa bashkëpartiakëve të tij në një fotografi ku...

Përfundon afati kur Specialja duhej të vendoste për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit, Koci beson se është konfirmuar

Janë bërë gjashtë muaj prej kur para Dhomave të Specializuara është paraqitur për konfirmim një aktakuzë, në të cilën si të dyshuar për krime...

Dy të vdekur me COVID-19 gjatë 24 orëve

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënua dy raste të vdekjeve me COVID-19 (1 rast MIQ,...

Ku u “avulluan” dy milionë eurot e shtetit, çka dihet deri tash

Mbi 2 milionë euro të Thesarit të Shtetit janë zhdukur gjatë këtij muaji. Për këtë rast, deri tash është arrestuar një person, i cili...

Dy të vdekur dhe 186 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 3 në Prizren

Dy persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 186 raste të reja. Numri total...

Thesari kërkon kthimin e 2 milionëve

Thesari i Shtetit sot ka dërguar një letër zyrtare në adresë të kompanisë “LDA Group” që dyshohet se ka marrë jashtëligjshëm mbi dy milionë...

Me argumente të fuqishme shkencore kundër të pavërtetave

(Vështrim për veprën Kërkime gjuhësore I dhe II, i autorit Shkëlqim Millaku. Libri u botua në Prizren, viti 2015 dhe 2019.Recensent i librit është...

Lajmet e Fundit

Vdes një i infektuar me COVID-19 në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se tre persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur sot në Kosovë. Vdekjet kanë ndodhur: një rast në...

Prizren, 4 raste të reja me koronavirus

Në komunën e Prizrenit të hënën janë shënuar 4 raste të reja me koronavirus. Kjo u bë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike...

Propozimi i ri, korsi vetëm për gratë në autostrada

Kompania e sigurimeve britanike “Sheila’s Wheels” ka bërë një propozim interesant duke kërkuar korsi të veçanta në autostrada vetëm për shoferet gra dhe madje...

Dua po sjell duet me këngëtare, ja kur del

Po vjen me projekt të ri muzikor. Dua Lipa ka zbuluar edhe datën se kur do të lansohet kjo këngë që është duet. Dua me anë...

Ka vdekur në New York aktori Shkëlzen Rraci

Ka vdekur sot në moshën 44 vjeçare aktori i njohur kosovar, Shkëlzen Rraci. Lajmin e ka konfirmuar aktori Xhalal Haliti. Ai ka bërë të...