7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Prizren, aktakuzë ndaj tre personave për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet K.B., L.C., dhe Sh.Z., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 dhe ”Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, i pandehuri i parë K.B., me datë 30.03.2020 në kohë të pacaktuar në fshatin Greikoc – Komuna e Suharekës, posedon armë-pistoletën e prodhimit Italian të kalibrit 9×19 mm., një karikator dhe një këllëf të armës të njëjtës pistoletë dhe 55 fishekë të kalibrit 9×19 mm., në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, përcjellë PrizrenPress.

“Me këto veprime, i akuzuari K.B., ka përmbushur elementet e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së”.

“Ndërsa, i akuzuari i dytë L.C., në periudhën kohore prej janarit deri më 30.03.2020 në kohë të pacaktuar në fshatin Greikoc – Komuna e Suharekës, mban në pronësi, dhe me datë 30.03.2020 ia jep në posedim të akuzuarit K.B., armë-pistoletën e prodhimit Italian të kalibrit 9×19 mm., një karikator dhe një këllëf të armës të njëjtës pistoletë dhe 55 fishekë të kalibrit 9×19 mm., në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët”.

“Me këto veprime, i akuzuari L.C., ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së”.

“Kurse, i akuzuari i tretë, Sh.Z., në periudhën kohore prej janarit deri më 30.03.2020 në kohë të pacaktuar në fshatin Greikoc, KK Suharekë posedon armë-pistoletën e prodhimit Italian të kalibrit 9×19 mm.,një karikator dhe një këllëf të armës të njëjtës pistoletë dhe 55 fishekë të kalibrit 9×19 mm. Po ashtu, armën e njëjtë e përdorë duke shtënë me të, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët”.

“Me këto veprime i akuzuari Sh.Z., ka përmbushur elementet e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së”.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat u vihen në barrë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sonte El Clasico — mund të përcaktohet titulli i kampionit

La Liga, një nga ligat më atraktive në futbollin evropian, vjen sonte me ndeshjen më të madh të këtij sezoni. Dy rivalët e përbetuar, Real...

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

Lajmet e Fundit