12.8 C
Prizren
E premte, 29 Maj, 2020

Prizren: Shtetasi i Shqipërisë dënohet me 350 euro gjobë, tentoi t’ia jep 10 euro ryshfet policit kufitar

Eduart Dervishaj nga Shqipëria, të martën, është dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit me 350 euro gjobë për dhënie të ryshfetit, pasi që i njëjti paraprakisht kishte arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Në seancën për shqyrtimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, prokurorja e rastit, Ervehe Gashi dhe mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Osman Zajmi, kanë deklaruar se marrëveshja është arritur me vullnetin e lirë të të akuzuarit dhe pa presion.

I akuzuari Dervishaj, ka deklaruar se e pranon fajësinë dhe se me vullnet ka hyrë në negociata me prokurorinë për arritjen e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, duke hequr dorë nga ankesa dhe duke pranuar dënimin plotësues të mos hyrjes në Kosovë për një vit.

Kryetari i trupit gjykues, Skender Çoçaj, ka pranuar marrëveshjen e arritur në mes palëve për pranimin e fajësisë dhe i ka shqiptuar të njëjtit 350 euro gjobë dhe ia ka ndaluar të njëjtit hyrjen në Kosovë për periudhën prej një viti pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Ndryshe, Eduart Dervishaj, akuzohej nga organi i akuzës së më 6 shkurt 2018, në pikën kufitare të Vërmicës, gjatë hyrjes në Kosovë, ka tentuar t’i jep ryshfet policit kufitar me qëllim që të mos e ndalojë personin që ishte me të Armand Likaj, i cili ishte i kërkuar nga forcat e rendit në Shqipëri.

Sipas aktakuzës, i akuzuari kishte futur 10 euro në dokumentet e udhëtimit me qëllim që të mos alarmohej prezenca e të kërkuarit Likaj në automjet, por polici kufitar Muhamet Syla, kishte reaguar duke bërë arrestimin e të njëjtëve për procedurat e mëtutjeshme./betimiperdrejtesi/

- Advertisement -

Më Shumë

60 milionë euro për Icardin, Juventusi parakalon PSG-në

Mauro Icardi nuk do të kthehet tek Interi dhe kjo është e sigurt. ESPN, dy ditë më parë raportonte se ishin mbyllur bisedimet dhe...

Gjashtë raste të reja me COVID-19 në Romajë të Hasit

GJASHTË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR! Sot më 25 maj 2020, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 243 mostra të marra nga Klinika...

Aksion vullnetar për riparimin e memorialit të dy ushtarëve amerikanë në Prizren

Drejtori i Drejtorisë së Inspektorateve, Islam Thaqi së bashku me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot kanë realizuar një aksion vullnetar për riparimin...

Prizren, aktakuzë ndaj tre personave për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet K.B., L.C., dhe Sh.Z., për shkak të...

Opozita kërkon vëmendjen e pushtetit edhe për dëmet në Has të Prizrenit

Partia më e madhe opozitare në Prizren ka akuzuar drejtuesit e Qeverisë lokale dhe asaj qendrore për moskujdes ndaj trevës së Hasit, pas reshjeve...

Punëtorët e marketeve, barnatoreve e furrëtarët nuk i marrin 100 euro shtesë

Punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave të bukës dhe barnatoreve, të cilët ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me konsumatorin, kanë filluar t’i marrin bonuset nga...

Kolos i teatrit shqip! Historia e panjohur e Sandër Prosit

Publikohet historia e panjohur e aktorit Sandër Prosit, i konsideruar si një nga kollosët më të mëdhenj të skenës së teatrit dhe kinematografisë shqiptare....

Ambasadori Nait Hasani ngushëllon familjen Hoxha për vdekjen e Agimit

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka ngushëlluar familjen Hoxha nga Randobrava e Prizrenit, për vdekjen e Agimit. “E ndaj dhimbjen dhe shpreh ngushëllimet...

Kina po bëhet gati për luftë… por kundër kujt?!

Sado e pazakontë që mund të tingëllojë, Presidenti Kinez Xi Jinping i ka kërkuar Ushtrisë së saj Çlirimtare të Popullit (PLA) të përgatitet për...

Spitalet pritet t’i kthehen punës si para pandemisë

Të gjithë shërbimet shëndetësore që janë kryer para se të shpallet pandemia e COVID-19 do të kthehen përsëri në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,...

Presidenti i klubit argjentinas: Lautaro e ka marrë rrugën drejt Barcelonës

Transferimi i mundshëm i Lautaro Martinez te Barcelona është kthyer në një temë dite në mediat italiane dhe ato spanjolle. Sëfundmi për këtë çështje...

Era publikon foton me motrën tjetër që ngjan me Kim Kardashian

Nora dhe Era Istrefi ndajnë shpesh momente të jetës në rrjete sociale, por gjithmonë janë treguar të rezervuar përsa i përket motrës tjetër të...

Shqipëria firmos kontratën për helikopterët “Black Hawk”

Mministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim nënshkruan kontratën e pranimit për...

Për tri ditë, vijnë në jetë 40 fëmijë në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë tri ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 40 fëmijë. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit, njofton...

Casillas emocionon tifozët e Realit: Do të kthehem një ditë

Portieri veteran, Iker Casillas, i emocionoi tifozët e Real Madridit teksa kujtoi ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Los Blancos, duke e...

Edhe 3 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 3 raste të reja me koronavirus në Prizren. Rastet pozitive janë...

Lajmet e Fundit

Malishevë, filloi punën komisioni për vlerësimin e ndikimit në ekonomi gjatë pandemisë

Komisioni i Komunës së Malishevës, për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në ekonominë e Malishevës, gjatë kohës së pandemisë, ka filluar punën e tij...

Mullirit të Hoxhajve në Rahovec i cenohet autenticiteti në emër të restaurimit

Nuk mbrohet si monument, por besohet të jetë nja 300 vjet i vjetër. Ngrehina njëkatëshe me gurë tradicionalë, e njohur për rahovecasit si Mulliri...

Malishevë: Kanos me armë gjuetie, arrestohet i dyshuari

Një burrë në Malishevë ka raportuar për një mosmarrëveshje të datës 19.05.2020 me datën 26.05.2020 është kanosur me armë gjuetie nga i dyshuari mashkull...

Prizren, vidhet pistoleta në shtëpinë e mërgimtarit

Një burrë në Prizren ka raportuar për disa persona të panjohur të cilët kishin depërtuar në shtëpinë e dhëndrit të tij. Sipas policisë, personi në...

Për tri ditë, vijnë në jetë 40 fëmijë në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë tri ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 40 fëmijë. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit, njofton...