6.8 C
Prizren
E enjte, 16 Tetor, 2025

Prizren: Shtyhet gjykimi ndaj policit që akuzohet se përvetësoi pesë eurot e personit të ndaluar

Mungesa e të dëmtuarit Sylë Shala ka bërë që të mos mbahet seanca e paraparë për të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, në rastin ku zyrtari policor Selam Ukzeka po akuzohet për përvetësim në detyrë.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Xheladin Osmani ka deklaruar se nuk ka fakte së i dëmtuari Shala është ftuar në mënyrë të rregullt, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prezent në seancën e së premtes ishin prokurori Metush Biraj, i pandehuri Ukzeka me mbrojtësin e tij, avokatin Avni Thaqi, si dhe dëshmitarët Bashkim Kastrati, Remzi Bujari dhe Bahtiar Belloda.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 7 prill 2020, në ora 10:00 .

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur më 31 tetor 2019, e akuzon Selman Ukzekën se më 10 maj 2019, në cilësinë e zyrtarit policor në Qendrën e Ndalimit në Stacionin Policor “Alfa” në Prizren, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, përvetëson pasurinë e cila i është besuar për shkak të detyrës apo pozitës së tij.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari, pa ia marrë shënimet personale të ndaluarit-të dëmtuarit Sylë Shala, i drejtohet me pyetjen: “A janë këto gjësende, 2×5 euro, aksesori, ora e dorës dhe kuleta e juaja?” dhe në momentin kur i ndaluari shfrytëzon tualetin, i akuzuari bën regjistrimin e gjësendeve, me ç’rast përvetëson njërën nga bankënotat prej pesë euro.

Sipas aktakuzës, kur i dëmtuari del nga tualeti, i pandehuri ia jep formularin për nënshkrim, e bastis në trup dhe e dërgon në dhomë.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i pandehuri, pas 30 minutave, shkon në dhomën e ndalimit dhe e pyet të dëmtuarin për disa kartëmonedha të huaja, të cilat pasi i nxjerr nga kuleta ia ofron të dëmtuarit në shikim, e më pas në formular të pranimit e regjistron se i dëmtuari, përveç gjësendeve të lartpërmendura, i ka pasur vetëm 5 euro e 20 cent. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shënon 15-vjetorin e themelimit

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” ka shënuar me një ceremoni solemne 15-vjetorin e themelimit, një ngjarje e rëndësishme që pasqyron rrugëtimin dhe arritjet e...

Sulmohet një shtetase gjermane në Prizren – e lënduar rëndë, dërgohet në spital

Një person pas një mosmarrëveshje të çastit ka sulmuar fizikisht një grua (shtetase të Gjermanisë). Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e...

Lajmet e Fundit