29.8 C
Prizren
E enjte, 5 Gusht, 2021

Ministrja Dumoshi paralajmëron strategji për kulturë

 

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim një grup poetësh të cilët janë pjesë e manifestimit letrar tradicional “Republika” që mbahet çdo vit për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, nën organizimin e ‘Social Creativity’ e kryesuar nga Vlora Ademi.

Në këtë takim njohës e bashkëbisedues, ministrja Dumoshi, i përshëndeti poetët dhe i falënderoi për angazhimin e tyre në këtë manifestim por edhe për kontributin e tyre krijues në artin letrar përmes poezisë kryesisht.

“Është një nder që të nis ditën e sotme me njerëz që flenë e zgjohen me vargun duke e kultivuar e duke transmetuar traditën njerëzore e shoqërore përmes artit poetik. Dua të theksoj faktin se sa është gjuha, është poezia”, tha mes tjerash ministrja Dumoshi duke përmendur se para se me qenë nder, është një përgjegjësi e madhe marrja e udhëheqjes së MKRS-së, por që do të angazhohet maksimalisht të jetë krahu bashkëpunues i krijuesve në fushën e kulturës.

Ministrja e njoftoi grupin e poetëve me sfidat me të cilat përballet kultura në Kosovë dhe se prioritet i saj mbetet forcimi i institucioneve të kulturës si dhe i skenës së pavarur kulturore në Kosovë për të nxitur krijimin e vlerave të mirëfillta kulturore.

“Është e domosdoshme dhe shumë shpejt do të nisim të punojmë për hartimin dhe fillimin e zbatimit të strategjisë për kulturën dhe për këtë gjë do të bashkëpunojmë me institucionet dhe organizatat kulturore përmes një komunikimi të mirëfilltë dhe efikas në mënyrë që t’i jepet përparësi dhe hapësirë vlerave të mirëfillta kulturore”, paralajmëroi ministrja duke shtuar se do të angazhohet në bashkëpunim me faktorët tjerë që merren me kulturën në Kosovë për të ndaluar zhgënjimin qytetar.

Nga ana e tyre, poetët e uruan ministren Dumoshi për marrjen e detyrës dhe e përmendën se i gëzohen emërimit të saj në pozitën e ministres në një ministri kaq të rëndësishme siç është MKRS-ja për faktin se kulturës në Kosovë i duhet një femër në krye të udhëheqjes e aq më tepër një femër e cila ka përvojë në këtë fushë.

Në këtë bashkëbisedim u trajtuan temat si nxitja dhe përkrahja e krijimtarisë, rritja e mirëqenies shpirtërore përmes kulturës, faktin se shoqëria në Kosovë reformimin e saj duhet ta fillojë nga kultura, rritja e produktivitetit kreativ cilësor, përkthimi i letërsisë shqipe në gjuhë të huaj dhe anasjelltas, fuqizimi i kritikës letrare e mes tjerash edhe fokusi në gjeneratat e reja dhe ngjizja e fëmijëve me kulturë.

Më Shumë

Kapet me dy armë të gjata në Prizren, prangoset nga policia

Një person është shoqëruar në stacion policor në Prizren, sot rreth orës 15:00, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontrolle...

21-vjeçarja humb jetën një orë pas dasmës, pa hequr ende fustanin e nusërisë

Një nuse e re vdiq nga një sulm në zemër, një orë pasi përfundoi dasma. Thuhet se Isra Shaaban u ndje tepër e lodhur...

Xhubleta e Mihal Gramenos dhe kallashnikovi i Goran Bregoviqi

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA Çka i bashkon dhe a i bashkon diçka këto dy personalitete që kanë jetuar në vende të ndryshme dhe në...

Rrahje mes disa personave në një lokal në Prizren

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur në një lokal në Prizren. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka takuar gjashtë viktima kosovarë,...

Komuna e Prizrenit lejon shfrytëzimin e kundërligjshëm të dy tregjeve

Dy tregje në komunën e Prizrenit janë shfrytëzuar pa kontratë që nga viti 2013 dhe komuna nuk ka ndërmarrë asnjë hap për lirimin e...

Për dy ditë në Prizren u regjistruan 20 raste të zjarreve

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, njofton se brenda dy ditësh janë resgjistruar 20 raste të zjarreve në komunën që ai udhëheq. Haskuka njofton se ekipet...

Sherr mes disa meshkujve në Prizren: Theren me thikë dy persona

Dy meshkuj janë arrestuar, pasi dyshohet se në gjendje të dehur kanë therur dy meshkuj tjerë në Prizren. Sipas Policisë, dy të dyshuarit janë dërguar...

Komuna e Prizrenit arsyetohet se gjykata nuk e lejoi ta lirojë tregun “Qylhan”

Komuna e Prizrenit, arsyetohet se Gjykatën Themelore në këtë qytet nuk e lejoi ta lirojë tregun “Qylhan” Sipas Komunës, kjo gjykata 5 minuta para se...

Gjendja me zjarre në Malishevë, e qetë, por apelohet për kujdes të shtuar

Situata me zjarre në territorin e komunës së Malishevës është e qetë dhe nën kontroll të plotë, përderisa edhe zjarret e dy ditëve më...

Shkrepi me armë në një aheng familjar, 59-vjeçarit nga Krusha e Vogël i konfiskohet një armë

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë, një karikator, një fishek dhe një gëzhojë një 59-vjeçari në Krushë të Vogël. Sipas njoftimit të policisë gjatë...

Në Sptalin e Prizrenit, 3 pacientë në trajtim me COVID-19

Në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme për trajtim për coronavirus janë të shtrirë 82 pacientë. Në raport bëhet e ditur se 34 janë të...

Kurti nga Suhareka bën thirrje për kujdes që zjarret të mos rishfaqen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Komunën e Suharekës për t’u njoftuar nga afër me situatën pas zjarreve që kanë shpërthyer në këtë...

Gjuajti me armë zjarri në aheng familjar, policia i shkon në shtëpi burrit nga Suhareka

Dje policia në Suharekë kishte pranuar një informacion se në fshatin Duhel te Suharekës dëgjohen të shtëna nga arma e zjarrit. Veprimet policore ishin të...

Prizren, tatimpaguesit që nuk e fshijnë borxhin me këste, do të dërgohen të përmbaruesi

Komuna e Prizrenit ka njoftuar tatimpaguesit të cilët kanë borxhe të papaguara për tatimin në pronë, të lajmërohen në Drejtorinë për Ekonomi e Financa...

Zyrtare: Fisnik Rugova i bashkohet KB Rahovecit

Pas shumë e shumë vitesh kontribut te klubi basketbollistik, Prishtina, Fisnik Rugova nuk do të jetë më në klubin ku e nisi edhe karrierën. Kjo...

Rekord evropian, Italia shkruan historinë në 100 m

Italia kalon në finale të 100 metrave për meshkuj në “Tokyo 2020” falë sprintierit Marcell Jakobs. Po jo vetëm kaq, ai vendosi rekord evropian...

Lajmet e Fundit