11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Prizreni ankohet për furnizim të mangët me barnat e Listës esenciale

Drejtuesit e kujdesit parësor shëndetësor në Prizren, të mërkurën, kanë shprehur shqetësimin për furnizimin e mangët me barna të listës esenciale nga niveli qendror.

Sipas tyre, lista përkatëse nuk i përmbush as 30 për qind të nevojave të pacientëve të shëndetësisë primare dhe se situata rëndohet me tepër me furnizimin e mangët, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ata kanë theksuar se në këtë situatë janë detyruar që të shpenzojnë mjete nga buxheti komunal i shëndetësisë për blerjen e barnave esenciale për pacientët e Komunës së Prizrenit.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu, ka pohuar se problemi i furnizimit me barna të listës esenciale është thelluar në gjysmën e dytë të këtij viti.

“Furnizimi me medikamente bëhet nga Ministria e Shëndetësisë sipas listës esenciale, ku planifikimi vjetor bëhet nga DSH-ja, përkatësisht Barnatorja qendrore e QKMF-së. Sipas planifikimeve tona në 6-mujorin e parë sa u përket medikamenteve vlera ka qenë 224 mijë euro, dhe ne jemi furnizuar me barna në vlerë 221 mijë euro. Në 6-mujorin e dytë ka filluar problemi më i madh, ku sipas planifikimit të aprovuar nga MSH-ja vlera e medikamenteve është 226 mijë euro dhe deri në tetor ne jemi furnizuar me medikamente në vlerë 115 mijë euro”, ka thënë Shehu, gjatë një konference për media, ku janë shpalosur sfidat aktuale të DSH-së.

Më Shumë

Hilë Mosi, poeti dhe luftëtari i çlirimit të trojeve shqiptare

Hilë Mosi lindi me 22 Prill 1885 në Shkodër dhe vdiq në shkurt 1933 në Tiranë, biri i Mark Mosit, qe ndër atdhetarët më...

Milani nis sulmin final për Zirkzee

Skuadra e Serie A, Milan-i tani po bën presion për të nënshkruar me Joshua Zirkzee nga Bologna dhe po shton përpjekjet e tyre për...

Lajmet e Fundit