25.4 C
Prizren
E enjte, 2 Korrik, 2020

Prokurori kërkon që ish-inspektori në Prizren të dënohet për mos rrënim të objekteve pa leje, mbrojtja kërkon lirimin e tij

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar që ish-inspektori i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Bashkim Krasniqi, të shpallet fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare, si dhe të dënohet sipas ligjit.

Ish-inspektori Krasniqi, akuzohet se gjatë vitit 2014, nuk e ka ekzekutuar vendimin e Drejtorisë së Inspektorateve në Prizren, për rrënimin e kompleksit “Crazy Love”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Një propozim të tillë, prokurori i rastit, Metush Biraj, e ka bërë në seancën e së premtes, duke thënë se qëndron pran fjalës përfundimtare të dhënë në seancën e kaluar që është mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren.

Në atë seancë, prokurori Biraj ka deklaruar se me provat e administruara gjatë këtij gjykimi është vërtetuar se i akuzuari Krasniqi ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet.

“Nga provat e administruara materiale, por edhe me dëgjimin e dëshmitarëve Bedri Bytyqi, e Faik Hoxha, por edhe në bazë të ligjit është vërtetuar se kompetent për ta ekzekutuar konkluzionin për rrënimin e objektit “Crazy Love”, të ndërtuar pa leje, ka qenë inspektori i çështjes, këtu i akuzuari Bashkim Krasniqi”, ka thënë prokurori Biraj.

Ndërsa, në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Krasniqi, avokati Driton Shehu, në seancën e së premtes në fjalën përfundimtare, ka kërkuar nga gjykata që të mbrojturin e tij, pas administrimit të provave ta lirojë nga akuza me të cilën ngarkohet.

Ai ka thënë se vepra penale për të cilën akuzohet klienti i tij, parasheh që personi zyrtar, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare i tejkalon kompetencat e tij, ose nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për veten apo për personin tjetër apo t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose që seriozisht t’i shkel të drejtat e personit tjetër, e kjo dispozitë sipas tij, në asnjë mënyrë nuk mund të inkriminojë të mbrojturin e tij.

“Nga asnjë provë nuk mund të vërtetohet fakti që i mbrojturi im, në ndonjë mënyrë ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, pasi që ai nuk ka përfituar dobi pasurore për veten apo për ndonjë person tjetër”, ka thënë avokati Shehu.

Sipas Shehut, i mbrojturi i tij kishte ndërmarr të gjitha veprimet të cilat i kishin takuar.

“I mbrojturi im ka ndërmarr të gjitha veprimet që i takojnë dhe atë: njoftimin i datës 20.10.2010, procesverbalet për inspektimet e kryera të datës 21.03.2014, 09.04.2014, 26.01.2015, aktvendimet të datës 25.03.2014, 07.04.2014, 14.04.2014, konkluzionin mbi lejimin e ekzekutimit 02.05.2014, kërkesën për fillimin e procedurës kundërvajtëse të datës 25.03.2014, dhe kallëzimi penal i datës 28.01.2015”, ka thënë ai.

Avokati Shehu, ka deklaruar se të gjitha këto akte administrative të nxjerra nga i mbrojturi i tij, janë ende në fuqi, andaj sipas tij, Komuna e Prizreni nuk i ka shtjerrë të gjitha mjetet e brendshme administrative para inicimit të kësaj çështje penale.

Ai i ka propozuar gjykatës që sipas dispozitave ligjore i mbrojturi i tij të lirohet nga akuza.

Kryetarja e trupit gjykues Ajser Skenderi, shpalljen e aktgjykimit për këtë rast e ka caktuar më 18 nëntor 2019, në ora 09:30.

Prokuroria Themelore në Prizren, më 25 mars 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Bashkim Krasniqi, të cilin e ngarkon se në cilësinë e personit zyrtar, inspektor i ndërtimtarisë në Komunën e Prizrenit, nuk i përmbush detyrat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë për vete apo personin tjetër, apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër.

Në aktakuzë thuhet se përkundër njoftimit të fundit të lëshuar më 20 tetor 2014, nga Drejtoria e Inspektorateve në Prizren, adresuar investitorit Xhavit Bytyçi, pronar i kompleksit hotelier – shtëpizave nga konstruksioni i drurit “Crazy Love” në Prizren, i bazuar në konkluzionin mbi lejimin e ekzekutimit të dhunshëm të lëshuar më 2 maj 2014, nuk e ka bërë ekzekutimin më 24 tetor 2014 edhe pas kësaj date, edhe pse i njëjti ka qenë i detyruar.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, nga neni 422 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi

- Advertisement -

Më Shumë

Suharekë: Shtetasit zviceran ia vjedhin një Samsung S8 një Iphone 8 dhe 3 mijë franga

Shtetasi zviceran ka raportuar në Policinë e Kosovës se një i dyshuar mashkull ia ka vjedhur atij një telefon Samsung S8, një Iphone 8...

Quni shpreh ngushllime për vdekjen Nikollë Kërhanajt

Anton Quni, kryetar i LDK-së në Prizren, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e veprimtarit dhe ish kryetarit të nëndegës në Zym, Nikollë Kërhanaj. "Me pikëllim...

Basketbollistja seksi çmend fansat nga pishina me foto “hot” mbi kosh

Basketbollistja seksi italiane Valentina Vignali vijon të magjepsë fansat e saj me fotot “hot” që publikon në rrjetet sociale. Dy fotot më të fundit vijnë...

Vdes një person në QKUK nga Malisheva, familja njoftohet pas vdekjes se ka qenë i prekur me COVID-19

Sonte ka ndërruar jetë një person në QKUK, i cili ka qenë i shtrirë në repartin e Neurologjisë. Komuna e Malishevës njofton se familja e...

Prizren, një grua goditet nga vetura

Një grua ka marrë lëndime trupore, pasi është goditur nga një veturë në rrugën "Ekrem Rexha" në Prizren. Sipas njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur...

Ishin në vijën e parë të luftës ndaj Covid-19, mjekët kërkojnë paga shtesë pasi u rrëzua Ligji i Pagave

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka folur për situatën e re në këtë sektorë pas anulimit të Ligjit...

Një grup i muzikës popullore gjatë viteve ’30 në Rahovec (FOTO)

Muzika në hapësirat ku flitet shqip i ka rrënjët e thella. Shqiptarët që moti janë dhënë pas tingujve të bukur dhe ndijesive të këndshme...

Pritja 30 vjet mbaron – Liverpool kampion

30 vjet pritje. 30 vjet zhgënjim. 30 vjet lodhje. Mirëpo, pas tri dekadash Liverpool më në fund u kurorëzua kampion i nëntëmbëdhjetëfishtë i Anglisë kur...

Adresimi i Thaçit shtyhet për të hënën

Adresimi i presidentit Hashim Thaçi para opinionit i paraparë për të dielën është shtyrë për ditën e hënë në orën 20:00. Lajmin e ka konfirmuar...

Babai rrah vajzën në Malishevë, arrestohet

Një rast i dhunës në familje është raportur se ka ndodhur mbrëmë në Malishevë. Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, në lidhje me...

Nga ditari i Lasgushit

Më ardhi në shtëpi Muzafer Xhaxhi-u, tha se më kërkon në klubin e Lidhjes Prof. Hasan Mekuli, i ardhur prej Kosove. I thashë s’mund...

Gjykata turke do të rishikojë statusin e Hagia Sofias

Gjykata më e lartë administrative në Turqi pritet të vendosë nëse Hagia Sofia në Stamboll mund të shndërrohet në xhami. Vendimi i Këshillit Shtetëror mund...

Peng i prokurimit, 15 fshatra të Dragashit që pesë vjet pa ujë të pijshëm

Banorët e 15 fshatrave të Komunës së Dragashit po vazhdojnë të kenë sfidë furnizimin me ujë të pijshëm. Përkundër që ka pesë vjet që...

Theret me thikë një person në Prizren

Një burrë është sulmuar dhe ther me thikë nga një person i panjohur në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës...

21 vjet nga masakra e Pastaselit të Rahovecit

Të mbijetuarit e fshatit Pastasel të Rahovecit, bien e zgjohen me kujtimet tronditëse të masakrës së vitit 1999. Ata tregojnë se si u masakruan të...

Ekspertët në SHBA: 20 milionë persona të infektuar, bëni kujdes sepse…

Së paku 20 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara mund të jenë infektuar me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, thanë zyrtarët shëndetësorë. Qendra për...

Lajmet e Fundit

Edhe sot asnjë i infektuar me COVID-19 në Prizren

63 TË SHËRUAR DHE 73 RASTE ME COVID-19! Sot më 02 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Këtë muaj ngrihet aktakuzë për rastin e shpërthimit në Zhur ku humbi jetën një polic

Një incident i rëndë kishte ndodhur në fillim të këtij viti në Zhur të Prizrenit, atje nga shpërthimi që ndodhi në shtëpinë e Iran...

Emrat e 46 zëvendësministrave të Qeverisë Hoti

Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka nisur t’i përngjajë përbërjes së Qeverisë së dikurshme të Ramush Haradinajt, për nga emërimi i zëvendësministrave. LDK-ja...

Voto 4 Ermina-Lekaj Perljaskaj

Seremb Gjergji  Voto një shqiptare e cila ka parime, cilësi dhe dituri, por mbi të gjitha, drejtësi dhe fuqinë për t’i realizuar projekte që i...

Muharremaj: Në Suharekë vetëm 12 raste aktive me COVID-19, u importuan nga Universiteti i Prizrenit

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, ka treguar se në këtë komunë janë 12 raste aktive me coronavirus. Muharremaj në RTV Dukagjini ka thënë se këto...