10.9 C
Prizren
E diel, 31 Maj, 2020

Qysh me iu besu?

Kanë rrejtë e mashtru tash njëzet vjet. Çka nuk kanë premtu, e pak kanë realizu. Tash i ftojnë qytetarët që t’i votojnë prapë, sepse kësaj here e kanë përnjëmend. Se do ta luftojnë korrupsionin, do ta bëjnë shtetin. Shtetin që e kanë vjedhë e plaçkitë. Qysh me iu besu?

Imer Mushkolaj

Beso. Bashkë për shtetin. 100 % Kosovë. Erdhi dita. Ndërtojmë të ardhmen për ty dhe shtetin. Slogane që tingëllojnë bukur, por që prapa fshehin mosbesim e pesimizëm. Kush më shumë, e kush më pak.

Lidhja Demokratike e Kosovës iu bën thirrje qytetarëve të besojnë. Por, asociacioni i parë që zgjon ky slogan është të besojnë se kjo parti nuk do të bëjë më koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. LDK ka nevojë që qytetarët t’i besojnë kësaj here, kur thotë “kurrë më” me PDK’në, sepse përvoja ka treguar se vazhdimisht e ka shkelur vullnetin e atyre që ia kanë dhënë votën.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në koalicion me Partinë Socialdemokrate, bën thirrje të votohet për Kosovë 100 për qind. Theksin e ka vënë te integriteti territorial, por nuk është treguar me integritet gjatë qeverisjes. Ka dëshmuar se si menaxhohen keq paratë e qytetarëve, ka dëshmuar se si ndërhyhet në drejtësi e arsim, ka dëshmuar se si punësohen të afërm politikanësh e militantë partish. Ashtu si dhe Nisma Socialdemokrate, e cila bashkë me Aleancën Kosova e Re dhe Partinë e Drejtësisë zotohen se do të jenë bashkë për shtetin. Ndërkohë institucionet e shtetit e shërbimin diplomatik i kanë “pasuruar” duke rehatuar familjarë e militantë.

PDK po premton ta ndërtojë të ardhmen për qytetarin dhe shtetin. Të ardhmen që ia ka vjedhur qytetarit gjatë 12 vjetëve në qeverisje, duke kultivuar korrupsionin e familjarizmin, duke kapur shtetin, bashkë edhe me partitë tjera që kanë qenë në pushtet.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se ka ardhë dita. Bën thirrje që vota të shkojë për të. E duket se dita ka ardhë edhe për VV’në që të ndërrojë qasjen ndaj shtetit, ndaj flamurit “lara-lara” me të cilin thoshte se shteti nuk bëhet, ndaj institucioneve që i sulmonte, e tash kërkon t’i qeverisë.

* * *

Do të ishte komike, po të mos ishte tragjike, teksa dëgjon zyrtarët e PDK’së të thonë se do të luftojnë korrupsionin e familjarizmin. Natyrisht, është legjitime që secila parti politike të synojë një gjë të tillë, por kur bëhet fjalë për partinë e cila i ka në gjene këto dukuri, atëherë mosbesimi shtohet edhe më shumë.

Është njësoj ironike teksa dëgjon zyrtarët e LDK’së duke premtuar çkapjen e shtetit, të cilin e kanë kapur bashkë me PDK’në gjatë më shumë se një dekade në qeverisje e bashkëqeverisje. Pa marrë kurrfarë përgjegjësie për çfarë ka bërë në të kaluarën, LDK po provon të shfaqet si alternativë, si shpresë për vendin. Po premton se do të ndalë ikjen e njerëzve jashtë, ndërkohë që dhjetëra mijëra vetë braktisën vendin gjatë kohës së qeverisjes së Isa Mustafës. Sa për çkapjen e

shtetit mjafton të shihen bordet e ndërmarrjeve publike dhe institucionet tjera, si ATK e Doganat, për të ardhur në përfundim se si një parti që e ka bashkëkapur shtetin, tash premton ta çkapë atë.

Ka mjaftuar një gjysmë mandati në pushtet që të kuptohet filozofia qeverisëse e AAK’së, filozofi që nis me rahatimin e vetes dhe të vetëve, e që vazhdon me shpërndarjen e milionave të buxhetit “si n’bahçe të babës”. E premtimi i mëhershëm i Nismës Socialdemokrate për “një të punësuar në çdo familje” duket të jetë plotësuar i “përkthyer” si “një i punësuar në çdo familje që ka librezë të kësaj partie”. Sa për AKR’në e Behgjet Pacollit shërbimi diplomatik është treguesi më i mirë se si e sheh kjo parti shtetin dhe diplomacinë.

Është e vërtetë se VV nuk ka qenë asnjëherë në pushtetin qendror, por assesi nuk mund të amnistohet nga qëndrimet e deritashme karshi shtetit të Kosovës, karshi institucioneve dhe simboleve të shtetit që meton ta qeverisë nesër. Më në fund kjo parti duhet ta kuptojë se kosovarët nuk kanë shtet rezervë.

* * *

Shoqëria kosovare shquhet për mosbesim të thellë në institucione dhe parti politike. Perceptimi i qytetarëve është se institucionet janë të korruptuara dhe përgjegjësinë më të madhe për një gjendje të tillë e ka politika. Politika që nuk ka lënë pore të jetës pa e politizuar, që nuk ka lënë vend pune në sektorin publik pa e kontrolluar, që nuk ka lënë pozitë politike në instuitucione të pavarura pa e kapur, që nuk ka lënë shkollë, spital e universitet pa e mbushur me militantë.

Andaj, përtej parullave joshëse dhe thirrjeve për të votuar, pyetja thelbësore që secili qytetar duhet ta shtrojë është: qysh me iu besu? Vota është e rëndësishme dhe nuk duhet dhënë dikujt që ka rrejtë e mashtru. Dikujt që ka premtuar mrekullira, por që kanë mbetur vetëm dëshira./Gazeta Express/

- Advertisement -

Më Shumë

Panairi më i madh në botë i librit zhvillohet në tetor

Panairi i Librit në Frankfurt, panairi më i madh në botë për libra, do të zhvillohet në tetor pavarësisht pandemisë së Koronavirusit, vendosi sot...

Pesë raste të reja me COVID-19 në Prizren

NËNTË TË SHËRUAR DHE DYMBËDHJETË RASTE ME COVID-19! Sot më 29 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Amerika Latine, epiqendra e re e koronavirusit

Amerika Latine ka tejkaluar Evropën dhe Shtetet e Bashkuara me numrin e përditshëm të të infektuarve me koronavirus, tha drejtorja e Organizatës Pan-Amerikane të...

Liria e Prizrenit, FFK-së: Do të ankohemi në CAS

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim për pezullimin e Ligës së Parë. Mirëpo ky vendim nuk i ka pëlqyer aspak...

Rahovec: Motoçiklisti sulmon policët – arrestohet

Policia ka arrestuar një të dyshuar në Rahovec i cili gjatë ngasjes me motoçikletë nuk iu është bindur policëve që të ndalet. I dyshuari kishte...

Mbi 40 raste të dhunës seksuale për pesë muaj në Kosovë

Më shumë se 40 raste të dhunës seksuale janë shënuar vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2020 në Kosovë. Sipas të dhënave që...

Milot Rashica drejt këtij klubi italian

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica mund të përfundojë në Serie A.Gennaro Gattuso është hedhur në sulm për të kërkuar një zëvendësues për...

Badallaj thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Prizrenit

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Sulltan Badallaj, ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit. Seanca do të mbahet të premtën e kësaj jave. Për shkak të...

Prizren, dy nëna sjellin në jetë fëmijë binjakë

Dy nëna kanë sjellë në jetë fëmijë binjakë gjatë ditës së djeshme në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, shkruan PrizrenPress. Njëra lindje gemellare...

Policia i kthehet orarit të vjetër të punës

Policia e Kosovës që nga nesër i kthehet orarit tetë orësh të punës. Dy muaj të plotë, prej kohës kur u shfaq pandemia COVID-19, ata...

“Transferim te Juve? Të shohim”, flet agjenti i mesfushorit italian

Agjenti i Jorginhos, Joao Santos, ka folur për të ardhmen e klientit të tij. Sipas Santos, Jorginho mund të transferohet te Juventusi. “Kemi ende kontratë...

Futbolli në zi/ Koronavirusi vret lojtarin 25-vjeçar, viktima e tretë në familjen e tij

Futbollisti bolivian Deibert Frans Roman Guzman është ndarë nga jeta pasi luftoi prej disa javësh me koronavirusin. 25-vjeçari vuante prej disa kohësh nga virusi...

Haskuka uron Fitër Bajramin: Të festojmë ndaras dhe vetëm me familjet tona

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit dhe bëri thirrje që të respektohen masat e vendosura...

I dyshuari nga Rahoveci për vrasjen dhe djegien e vëllait, e kishte vrarë edhe gruan para disa vitesh

Një vrasje e rëndë kishte ndodhur në fshatin Bërnjak të Komunës së Rahovecit gjatë muajit shkurt të këtij viti. Atje, pas një zënke verbale, vëllai...

NISMA në Prizren: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

NISMA Socialdemokrate në Prizren, ka uruar të gjithë besimtarët islam, me rastin e festës së Fitër Bajramit. "Urime dhe për shumë vite Festa e Fitër...

Nëntë raste të reja me COVID-19, asnjë nga Prizreni

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se sot 9 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, kurse 3 persona janë shëruar. Sipas IKSHPK, në...

Lajmet e Fundit

EKSKLUZIVE: Koalicioni LAN po synon ta votojë Qeverinë Hoti të martën

Pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese ku iu dha drita e gjelbër Kuvendit për ta formuar Qeverinë e re pa shkuar vendi në...

Hasi i Prizrenit do të mbes pa ujë të pijes për katër ditë

Kompania e Ujësjellësit në Komunën e Prizrenit “Hidroregjioni Jugor“ ka njoftuar se për katër ditë 11 fshatrave  në zonën e Hasit në Prizren do...

Të gjitha testet e sotme për COVID-19 në Malishevë, rezultuan negative

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë bërë nëntë teste të rasteve të kontaktit për COVID-19, dhe të gjitha testet kanë rezultuar negative....

Gjashtë raste të reja me COVID-19, asnjë nga Prizreni

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja me koronavirus në vend. Numri i të...

Malisheva për pak të shpëtojë nga COVID-19 (Video)

Me pandeminë e koronavirusit po ka telashe edhe Malisheva, ani se ditëve të fundit ndjehej e lehtësuar dhe e gatshne ta shpallte fitoren mbi...