22.8 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Rexhaj: Kjo Qeveri është pa legjitimitet

Deputeti i Vetvendosjes, Arbër Rexhaj në emsionin ‘Imazh’ te RTK tha se kjo qeveri aktuale nuk ka legjitimitet, çka sipas këtij këtë e tregojnë numrat.

Rexhaj poashtu për takimin e sotëm mes liderëve të koalicionit, pas deklarimit të Limajt për medie, tha se Limaj i takon një subjekti politik i cili ka punuar jo në të mirë të Kosovës.

“Mendoj që Limaj po harron që i takon një subjekti politik i cili ka punuar jo në të mirë të Kosovës duke e zhvatur këtë vend përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar institucional ndër vite dhe po harron se cfarë është duke përfaqësuar ai dhe miqtë e tij aty që kanë pasur një takim (takimi Mustafa-Haradinaj-Limaj) për të mirën e Kosovës”.

“Nëse ju kujtohet seanca e parë e Qeverisë Kurti, Limaj patë thënë dicka shumë ironike dhe doli tejet qesharak , ai i tha “kur shkon në Bruksel, në Amerikë mos u kthe në Kosovë më sepse ti je tradhëtar’. Tash nëse e shihni ky delegacion po thërret në unitet, edhe opozitën pra Vetvendosjen, në mënyrë të paturpshme duke e ditur se LDK-ja, AAK-ja, NISMA dhe një pjesë e minoriteteve nuk e përbëjnë shumicën parlamentare. Për këtë nuk ka dilema sepse numra e tregojnë, kjo është një Qeveri pa legjitimitet”.

Deputeti nga radhët e LVV-së tha se ka ndodhur një divijim i vullnetit të qytetarëve sepse ata kanë votuar për qeverinë Kurti, në rend të parë, dhe të dytën LDK-në por në krye me Vjosa Osmani.

“Çështja e legjitimitetit është e diskutueshme sepse konceptohet në mënyra të ndryshme por ajo që dihet deri tash është se ka një lloj devijimi të vullnetit qytetarë, sepse qytetarët kanë votuar për Lëvizjen Vetvendosje në rend të parë, dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, me kandidate për kryeministre Vjosa Osmani, ndërkaq rrugës ka ndodhur një devijim. Devijacione të tilla në kohë pandemie sjellin deri tek ky jo legjitimitet”, tha Rexhaj.

Më Shumë

Rock and Blues Festival javën e ardhshme në Prizren

Edicioni i tretë i Festivalit Rock and Blues 2025 do të zhvillohet më 11, 12 dhe 13 korrik në Prizren, duke sjellë një përzgjedhje...

QKMF në Prizren ofron shërbime laboratorike edhe të shtunave për bashkatdhetarët

Me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për bashkatdhetarët që kthehen në vendlindje gjatë sezonit veror, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë...

Lajmet e Fundit