-0.6 C
Prizren
E hënë, 19 Janar, 2026

Shaqir Totaj premton bashkëpunim me Mytaher Haskukën

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, premton se do të bashkëpunojë me kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka.

Ai, tha se vija të kuqe ka vetëm për dukurit negative.

“Do të jemi bashkëpunues me kryetarin Haskuka, si dhe me çdo faktor tjetër politik për të mirë të interesit publik të Prizrenit”, tha Totaj.

“Vija të kuqe kemi vetëm për dukuritë negative, dhe jo për subjekte politike cilat do qofshin ato, dhe as për individ kushdo qofshin”.

“Qyteti i bukur i Prizrenit meriton, dhe do të jetë prioritet dhe në fokus të angazhimeve të mëtutjeshme të PDK-së”, shprehet ai.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskua, ka prishur dje koalicionin me LDK-në.

Për shkak përçarjes së VV-së dhe LDK-së, kryesues i Kuvendit Komunal në Prizren u zgjedh Sulltan Badalli nga PDK-ja.

Me këtë humbje koalicioni jonë nuk ka kuptim. Nuk mendoj se një koalicion i tillë do të vazhdojë”, ka thënë Haskuka./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përkujtohet Prof. Dr.Sabahajdin Cena

Sot, në Amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, u mbajt Akademia Përkujtimore për Prof. Dr. Sabahajdin Cenën, e organizuar nga...

Reshjet atmosferike dëmtuan rrugën nacionale Zhur-Dragash|Video

Rruga Prizren-Dragash është dëmtuar nga reshjet atmosferike të ditëve të fundit. Ky segment rrugor është mjaft i frekuentuar, ndërsa banorët lokalë ankohen për vështirësitë...

Lajmet e Fundit