15.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Shfuqizohet vendimi për lokacionin e objektit të shoqatave të dala nga lufta në Malishevë

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës kanë shfuqizuar vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Muajin e kaluar Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kishte vlerësuar se ky vendim është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi. MAPL-ja pati ardhur në këtë përfundim, duke marrë për bazë faktin se lokacioni i caktuar nga KK-ja për ndërtimin e objektit të sipërpërmendur nuk është pronë komunale, por aset nën administrimin e AKP-së, shkruan sot Koha Ditore.

Në anën tjetër organet komunale pas shfuqizimit të vendimit në fjalë kanë bërë të ditur se do të zhvillojnë procedura të tjera për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për shoqatat e dala nga lufta.

“Vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Malishevë është shfuqizuar, me qëllim të zhvillimit të procedurave tjera, për caktimin e atij lokacioni për ndërtimin e objektit në fjalë”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të Komunës së Malishevës.

Më Shumë

Landovica – fshati i martirizuar i sulmit gjenocidal serb

Shtegtime nëpër Atdhe (CCCXCII) Shkruan: Berat Luzha Që në shkollën fillore dikur mësohej vjersha “Ramiz, o vëlla” të poetit tonë të njohur, Esad Mekuli, në të...

Besnik Krasniqi, kandidati i AAK-së për kryetar të Prizrenit

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar me vota unanime një pjesë të kandidaturave për...

Lajmet e Fundit