8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Fqinji im ishte i uritur për seks

Jam një grua 35-vjeçare, e martuar qe disa vjet. Një kat më poshtë banesës sime jetojnë disa studentë me qira. Njëri nga ta, qysh ditën e parë kur u takuam në ashensor, m’i nguli sytë, duke ma skanuar tërë trupin nga koka deri te këmbët dhe duke lëpirë buzët e veta. Dhe, kështu bënte sa herë më takonte. Me këto gjeste ma bëri me dije se po e çmendte trupi im i formësuar mirë, pasi që atëherë i kisha 2 vite martesë dhe ende nuk kisha lindur as fëmijë.

Edhe pse nganjëherë më ikte mendja dhe e paramendoja fqinjin tim student mbi trupin tim, duke më shqyer të tërën, por unë e injoroja, sepse isha rehat me burrin tim si në shtrat ashtu edhe në marrëdhëniet tjera. Por, një ditë ndodhi ajo që nuk e prisja kurrë nga burri im… Ai kërkoi të shkonte në pushim, në Sarandë, kinse me disa shokë të tij, pra pa mua!

Dhe, teksa bëhej gati që të shkonte, në telefonin e tij erdhi një mesazh. Ai në atë moment ishte duke bërë tush në banjë dhe unë e hapa mesazhin. “Ok, nesër atje m’ki”, shkruante në atë mesazh.

Thënë të drejton u ndjeva shumë keq, por s’kisha si t’i tregoja që e lexova mesazhin e tij, sepse më vinte edhe inati që më tradhtonte. Lloj-lloj mendimesh më vinin në kokë dhe nuk besoja se burri im mund të bënte seks me një femër tjetër, kur i kishte të gjitha te unë.

Nga të gjitha gjërat që më shkuan ndërmend se si mund t’i hakmerresha për këtë tradhti, më shumë mendja më shkonte ta tradhtoja edhe unë dhe këtë e vendosa.

Kur ai doli nga banja, unë bëhesha kinse nuk po dija asgjë dhe sillesha me të krejt normalisht.
Unë tashmë po planifikoja se si ta kurdisja punën që ta bëja atë që më sillej në kokë: të bëja seks me fqinjin student.

Të nesërmen gjithë ditën endesha nëpër dhomë, duke menduar nëse duhej apo jo ta bëja këtë gjë, por inati për tradhtinë e tij, nga njëra anë dhe nga ana tjetër dëshira ime për ta provuar me tjetrin, më bën të vendos më lehtë. Kah mbrëmja, teksa shikoja nëpërmjet dritares rrugën që shtrihej rreth ndërtesës sonë, pash se studenti veç kthehej në banesë. Dola në korridor dhe e prita derisa erdhi, kinse e pastroja pjesën para derës sime…

Ai posa më pa filloi të lëpihej. Kur u afrua afër e përshëndeta. Ai sikur nuk e priti këtë nga unë, andaj një kohë mbet i shtangur dhe mezi ma ktheu…
Dhe, pa e zgjatur hiq, i thash: Nëse do sonte pas mesnate me ardhur te unë në banesë, ta qet kojshikja një kafe se jam vetëm…

Nuk e priti një gjë të tillë, andaj vetëm ma bëri me kokë në shenjë – po.
Pas mesnate ra zilja dhe kur e hapa derën studenti menjëherë u fut brenda, pa pritur ta ftoj, duke shikuar anash mos e shihte kush para derës sime. Dhe, pasi e mbylla derën mirë me çelës, e drejtova studentin për në dhomën e ndejës, duke i thënë shiko televizor derisa ta qes kafen. Por, ai menjëherë erdhi pas meje dhe më shtrëngoi për trupi mirë e mirë…

Nuk më la të bëj kafe, por më rrëzoi në dysheme, në tepihun e trashë kinez në mes të dhomës së ndejës dhe përfunduam me një seks të pa përjetuar nga unë deri atëherë…/www.Kosovarja/

Më Shumë

“Krizë” për Vjosa Osmanin: Veç 1 mijë e 168 euro në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë edhe krerët e...

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Karamanoglu Mehmetbey nga Turqia

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti Karamano?lu Mehmetbey nga Turqia, sot kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Siç bëhet e ditur sipas njoftimit, marrëveshja është...

Lajmet e Fundit