13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

PDK në Prizren akuzon Komunën për shkelje të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore

Dega e PDK-së në Prizren ka reaguar kundër Komunës së Prizrenit me rastin e rrënimit të disa shtëpive të vjetra të cilat, sipas PDK-së, gjenden në zonën me mbrojtje ligjore.

Kjo është komunikata e plotë:

Dega e PDK-së në Prizren, shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me veprimet e jashtëligjshme,  të cilat po bëhën nga ana e Komunës së Prizrenit, në mënyrë të përsëritur, veqanërisht në objekte dhe zona të mbrojtura të trashëgimisë kulturore.

Së fundmi, Komuna e Prizrenit, ka rrënuar disa shtëpi të vjetra, të cilat gjenden në zonë me mbrojtje ligjore, pa e përfillur asnjë procedurë legale, siç janë të parapara me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore, si dhe Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit.

Qeverisja lokale e udhëhequr në mënyrë anadollake, nga një Kryetar që nuk kupton përgjegjësitë ligjore të tij, deri sa ishte në opozitë, shfaqej para qytetarëve me lotë krokodili, dhe me përbetime për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Prizren.

Sot, siç po shihet në mënyrë të përsëritur, këta po veprojnë me shkelje të hapur të ligjit, duke cenuar rëndë vlerat e kësaj trashëgimie, në një mënyrë të pa ndhodhur më herët, duke vendosur precedente të reja të rrezikshme të refuzimit të bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse për trashëgimi kulturore.

Para disa ditësh, veprime të jashtëligjshme dhe të palogjikshme, janë ndërmarrë edhe në Urën e Gurit, ku Komuna, ndërmerrë veprime dhe ndërhyrje në monumente, kur dihet se legjislacioni në fuqi, e ndalon cilindo subjekt për të vepruar pa leje të shkruar.

Ftojmë organet përgjegjëse, veqanërisht prokurorinë, policinë dhe inspektoratin e trashëgimisë kulturore, që duke u bazuar në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, dhe dispozitat përkatëse të nenint 363 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre kushtetuese dhe ligjore, duke vepruar në mbrojtje të vlerave të trashëgimisë kulturore, përmes veprimeve konkrete, duke vënë para përgjegjësisë akterët e këtyre akteve.

Më Shumë

Lajmet e Fundit