13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Perez optimist për Realin pavarësisht largimit të Ronaldos

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, beson se ky klub vazhdon ta ketë një ekip të mirë që do të vazhdojë të përforcohet.

Pesë herë Topi i Artë, Cristiano Ronaldo, u largua kohë më parë në drejtim të Juventusit pas nëntë vjetësh të kaluara te mbretërit, por kjo duket se nuk po e brengos Perezin, i cili në prezantimin e transferit të ri, Alvaro Odriozola, është shprehur mjaft optimist për të ardhmen.

Ndërkaq, ai nuk e la pa e falënderuar edhe ardhjen e re nga Real Sociedadi, duke ia kujtuar që Reali ka më së shumti kërkesa nga të gjitha klubet tjera.

“Odriozola ka vendosur që të vjen te klubi me më së shumti kërkesa”, ka thënë Perez për reporterët.

“Ai nuk do ta harrojë që Real Madridi nuk dorëzohet kurrë, dhe këtu duam që të jesh i lumtur”.

“Kjo është ëndrra dhe sfida e madhe e karrierës tënde, faleminderit që na ke zgjedhur neve”.

Më Shumë

Kujtimet poetike të Fahri Musliut

Gazetari Fahri Musliu ka publikuar në rrjetin social Facebook disa poezi të cilat i  ka shkruar në  fund të vitit  ’70-të . “Poezitë janë të...

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Lajmet e Fundit