Panairi i Librit e bën Prizrenin vendtakim të lexuesve me autorët

Qendra e qytetit të Prizrenit gjatë këtyre ditëve është shndërruar në pikëtakimin e lexuesve me librat dhe autorët. Kjo mundësi është dhënë në edicionin e dhjetë të Panairit të Librit, që po organizohet nga organizata joqeveritare “Instituti për Kulturë dhe Kërkime Sociale”.

IKKS-ja në kuadër të Panairit të Librit “Prizreni 2018” ka sjellë rreth 30 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, duke i dhënë kështu lexuesve prizrenas dhe mysafirëve rastin që të gjejnë literaturë të ndryshme në tendat e vendosura në “Sheshin e Dëshmorëve”.

Ndërkohë promovimet dhe bisedat me autorët, përkatësisht mbrëmjet letrare në kuadër të këtij panairi, po mbahen në Kejin mes Urës së Gurit dhe Urës së Arastës, shkruan Koha Ditore.

“Panairi dhe mbrëmjet letrare po mbahen në ambient të hapur me qëllim që qytetarëve t’u sjellim librat dhe autorët në vendin më të frekuentuar, pra në qendër të qytetit”, ka thënë përgjegjësi i programit letrar-artistik, Ditar Kabashi.

Sipas tij, bisedat me autorët do të realizohen çdo mbrëmje në Kej, deri të shtunën. Ndërsa panairi i librave do të jetë i hapur deri të dielën

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit