6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Sulme në dy xhami afgane, 13 besimtarë vriten përderisa po faleshin

Disa persona të armatosur i kanë vrarë së paku 13 besimtarë myslimanë në dy xhami të Afganistanit përderisa po faleshin në kohën e iftarit , njoftuan zyrtarët afganë.

Zyrtarët e sigurisë thanë se në njërin sulm, që ndodhi në provincën qendrore të Parvanit, së paku dhjetë persona janë vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

“Sulmues të panjohur i qëlluan me armë njerëzit që po faleshin në xhami në kohën e iftarit”, tha Wahida Shahkar, zëdhënëse e qeverisë rajonale.

Ministri i brendshëm afgan i fajësoi talibanët për këtë sulm. Sidoqoftë, talibanët e mohuan përgjegjësinë dhe thanë se për këtë sulm duhet të fajësohen forcat afgane të sigurisë.

Në anën tjetër, komandanti policor i provincës Parvan, Haroon Mubariz Parvan, tha se dyshohet që këtë sulm e kanë kryer militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Tre persona të tjerë u vranë në një sulm tjetër në një xhami të provincës Khost në juglindje të Afganistanit. Në këtë sulm u plagos një fëmijë, ndërsa askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Më Shumë

Liria në shtëpi pret Dukagjinin

Në Prizren, Liria tashmë e dorëzuar e pret Dukagjinin e Klinës që synon fitore pas barazimit në xhiron e kaluar me Llapin. Vendasit nuk e...

Plagoset një person afër Xhamisë në Dragash – Policia arreston të dyshuarin dhe jep detaje

Një person është plagosur në qendër të qytetit të Dragashit. Rasti ka ndodhur afër Xhamisë në këtë qytet të Kosovës. I dyshuari është identifikuar nga Policia...

Lajmet e Fundit